LAJMI I FUNDIT:

Teologu Fitim Flugaj flet për dekorimet e shesheve: Gjërat e bukura muslimani nuk i urren

Teologu Fitim Flugaj flet për dekorimet e shesheve: Gjërat e bukura muslimani nuk i urren

Në emisionin “#Hashtag” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, është diskutuar për festat e fund vitit.

Teologu Fitim Flugaj ka thënë se për besimtarët myslimanë nuk kanë ndonjë rëndësi festat tjera pos dy bajrameve.


Ai megjithatë ka thënë se “gjërat e bukura nuk i urrejmë”.

Zyrtari i Bashkësisë Islame të Kosovës thotë se përfituesit e mëdhenj të këtyre festave janë bizneset e mëdha pasi sipas tij qytetarët e thjeshtë më shumë shpenzojnë në gjëra të kota, përcjell Telegrafi.

Flugaj thotë se feja islame nuk është kundër gjërave të bukura siç janë edhe dekorimet, por sipas tij ato duhet të bëhen gjatë tërë vitit.

Ai transmeton një thënie të Muhamedit e cila thotë: “Pjesët e besimit janë disa. Më e larta është të beson vetëm një Zot dhe se Muhamedi është i dërguar i tij, ndërsa më e ulëta është mirëmbajta e rrugës ose largimi i ndonjë pengese nga rruga”.

Teologu thotë se Viti i Ri do të ishte një rast i mirë për një “ri-startim” të mirë të vitit dhe një përmbyllje e mirë e vitit që po lëmë por jo të shndërrohet në një festë të shthurur ku ka shumë të lënduar.

Flugaj thotë se sistemi politik siç ishte Komunizmi shumë rëndësi i ka kushtuar vitit të ri e që sipas tij e ka lënë traditë.

I pyetur nëse dekorimet janë të ndaluara në pazë të parimeve islame, zyrtari i BIK-ut është përgjigjur.

“Jo nuk është “haram”. Ajo nuk ka të bëjë me fenë është çështje e mënyrës së të jetuarit. Po deshe dekoroje”.

Teologu thotë se kalendari gregorian nuk ka bazë fetare dhe sipas tij qytetet që kanë fonde mund të bëjnë dekorimin e qyteteve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori