LAJMI I FUNDIT:

Tenton t’ia vjedh paratë e pensionit, pendohet keq vajza e re

Tenton t’ia vjedh paratë e pensionit, pendohet keq vajza e re

Një gjyshe 81-vjeçe nuk hezitoi t’i kundërvihet një vajze, e cila u mundua t’ia vjedh paratë e pensionit derisa ajo po i tërhiqte nga bankomati.

Doreen Jones po qëndronte pranë bankomatit në rrugën Blackheath në West Midlands, kur befasisht u sulmua nga një vajzë e re e cila në fillim u shtir kinse po e ndihmon e kur e kuptoi se nuk po i funksionon plani, vendosi të shfaq agresivitetin, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur e moshuara e kap për shpine vajzën e cila mundohet t’i vjedh paratë, duke e detyruar të tërhiqet nga “misioni” i saj.

“Ajo nuk priti një reagim të tillë. Kishte menduar se do të hasë në dikë më të butë, por kishte zgjedhur personin e gabuar të vjedh”, ka deklaruar Jones para gazetarëve. /Telegrafi/