LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të vriste me shkop bejsbolli një person, arrestohet i 44-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste me shkop bejsbolli një person, arrestohet i 44-vjeçari  në Durrës
Foto: Ilustrim

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi tentoi të vriste me shkop bejsbolli një tjetër person.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shkafane në Durrës, ka tentuar të vrasë me shkop bejsbolli shtetasin K. S., 46 vjeç, nga fshati Kullë.


Policia bën me dije se 46-vjeçari po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të 44-vjeçarit i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, thueht në njoftimin e policië.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar tentuar të vriste me send të fortë, një shtetas tjetër, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia, u bë e munduar kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në fshatin Shkafane, Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/