LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të vriste një person dhe qëlloi me thikë ish-bashkëshorten, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë

Tentoi të vriste një person dhe qëlloi me thikë ish-bashkëshorten, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë

Një 31-vjeçar është vënë në prangat policisë në Vlorë pasi konsiderohej një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

Shtetasi Xh.K. tentoi të vriste me kallashnikov një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta dhe gjithashtu ka qëlluar me thike ish-bashkëshorten e tij duke i vjedhur më pas edhe celularin.


Njoftimi i policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Limit”, për kapjen dhe vënien në pranga të një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

Tentoi të vriste me armë zjarri kallashnikov një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Ky shtetas kërkohej nga Policia e Vlorës, pasi më 18 janar, goditi me mjet prerës (thikë) ish-bashkëshorten dhe i vodhi asaj para dhe celularin.

Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, të mbështetura nga inteligjenca informative, me qëllim kapjen e një shtetasi që kishte tentuar të vriste me armë zjarri kallashnikov, një shtetas tjetër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Limit”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi nga veprimet e thelluara hetimore në lidhje me një konflikt për motive të dobëta, të ndodhur më datë 03.02.2023, në rrugën “Çelo Ibraj”, Tiranë, ka rezultuar se 31-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip kallashnikov shtetasin A. H.

Nga veprimet hetimore për këtë rast, ka rezultuar gjithashtu se shtetasi Xh. K. ishte shpallur në kërkim dhe nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi më datë 18.01.2023, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), ish-bashkëshorten, si dhe i ka vjedhur asaj, celularin dhe një shumë parash.

Shtetasi Xh. K. iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori