LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të trafikonte armë drejt Francës, kapet në Durrës i riu nga Kosova

Tentoi të trafikonte armë drejt Francës, kapet në Durrës i riu nga Kosova

Një 21 vjeçar nga Kosova por rezident në Francë është arrestuar në kuadër të operacionit policor “Rezidenti”, në portin e Durrësit.

Ai u kap me një armë pa leje të cilën tentoi ta trafikonte drejt Francës. Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit 21-vjeçarit V.A. iu gjet dhe ju sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe dy krehrat e saj.


Njoftimi i policisë:

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë zjarri që do ta trafikonte drejt vendit të tij të rezidencës, u finalizua operacioni policor i koduar “Rezidenti”, në kuadër të të cilit në dalje të RSh-së, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi nga Kosova, V. A., 21 vjeç, rezident në Francë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në vijë të dytë, në automjetin tip “Fiat 500” që drejtonte 21-vjeçari, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehra të saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori