LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të fuste paligjshëm rreth 100 kilogramë djathë (Foto)

Tentoi të fuste paligjshëm rreth 100 kilogramë djathë (Foto)

Doganierët e kanë ndaluar një burrë të paemëruar, që tentoi të fuste paligjshëm rreth 100 kilogramë djathë nga Finlanda në Rusi.

Produktet e qumështit që ndodheshin në 67 paketime, ai i kishte fshehur në pjesë të ndryshme të makinës Vokswagen Caravelle, transmeton Telegrafi.


Djathi i fshehur në veturë

Megjithatë, pas zbulimit i është konfiskuar tërë sasia, por nuk e kanë arrestuar.

“Deklaroi se të gjitha i ka për vete dhe jo për shitje, ndërsa nuk kemi evidencë që ka të kaluar kriminale”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Konfiskohen 67 paketime që i kishte për vete

Por, mbi të ende rëndon akuza për kontrabandë dhe pritet që së shpejti do të dalë para drejtësisë. /Telegrafi/