LAJMI I FUNDIT:

Tentoi ta braktis foshnjën e porsalindur pranë marketit ku punonte, e “tradhtojnë” kamerat e sigurisë – e ëma përfundon në pranga

Tentoi ta braktis foshnjën e porsalindur pranë marketit ku punonte, e “tradhtojnë” kamerat e sigurisë – e ëma përfundon në pranga

Një nënë 36-vjeçe nga fshati Cheremshan në Tatarstan, është kapur nga kamerat e sigurisë duke braktisur foshnjën e porsalindur, të cilën e kishte lënë në një qese të najlonit prapa marketit ku ajo punonte.

Pamjet kanë shokuar opinionin në këtë vend, kurse policia ka arritur shpejt ta gjej gruan, e sipas mediave ruse ajo kishte sjellë në jetë foshnjën pa ndihmën e askujt, madje ishte fshehur në shkurre për ta bërë një gjë të tillë,t transmeton Telegrafi.


Ajo menjëherë e kishte futur në një qese të najlonit, duke e braktisur kështu djalin e porsalindur në afërsi të marketit ku ajo punonte dhe u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Por të qarta e foshnjës i dëgjuan minatorët që i telefonuan policisë dhe ndihmës së shpejtë që e dërguan me urgjencë në spital.

Siç raportojnë mediat ruse, gjendja shëndetësore e vogëlushit është stabile, kurse policia ka njoftuar se ka arrestuar gruan që është e martuar dhe ka dy fëmijë tjerë njërin 8 dhe tjetrin 10-vjeç.

Raportohet se bashkëshorti i saj nuk është babai biologjik i foshnjës që tentoi ta braktis, e ndaj saj është ngritur padi për tentim vrasje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori