LAJMI I FUNDIT:

Tentim-vrasja e Maduros, arrestime të reja në Venezuelë

Tentim-vrasja e Maduros, arrestime të reja në Venezuelë

Dy zyrtarë të lartë ushtarakë janë arrestuar sot në Venezuelë, të dyshuar për pjesëmarrje në përpjekjen për të vrarë presidentin Nicolas Maduro, thanë prokurorët.

Prokurori publik Tarek William Sab tha se numri i të dyshuarve u rrit në 34, duke përfshirë një gjeneral, një kolonel dhe dy parlamentarë që kundërshtonin qeverinë Maduro.


Disa persona u lënduan gjatë atentatit ndaj Maduros javë më parë, ku ai dhe gruaja e tij shpëtuan pa lëndime derisa po merrnin pjesë në një fjalim të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror.