LAJMI I FUNDIT:

Tensionohet situata pas vrasjes së ekstremistit grek, digjet flamuri shqiptar në Athinë (Video)

Tensionohet situata pas vrasjes së ekstremistit grek, digjet flamuri shqiptar në Athinë (Video)

Ka mjaftuar një ngjarje ku i përfshirë ka qenë një grek, më saktë Kostandin Kacifas, i vrarë nga forcat RENEA në Bularat të Gjirokatrës pasi nuk iu bind dhe qëlloi mbi policinë, që të ndizen tensionet ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve.

Nëse më herët, shqiptarët kanë qenë ata që tensionoheshin, pasi bijtë e tyre rriheshin e vriteshin në komisariate e burgje të Greqisë, ose qoftë rrugëve të shtetit fqinj, tani janë grekët ata që kanë tensionuar situatën.


Në zemër të Greqisë, në kryeqytet, në Athinë është djegur flamuri shqiptar.

Personat që kanë kryer të tillë gjest kanë thirrur kore raciste ndaj shqiptarëve. Ata këndojnë dhe bëjnë thirrje për hakmarrje, transmetojnë mediat shqiptare.

Kurse në duart e tyre ka parulla problematike, ku njëra prej tyre thotë: “Kostandin Kaçifas, i pavdekshëm”.

Edhe këtë herë, grekët kanë zgjedhur këngë për të kënduar kundër shqiptarëve.

Kënga e tyre:

“Gjaku rrjedh dhe kërkon hakmarrje,

çekiç dhe flakë për qentë shqiptarë,

dëgjoni mirë o derra shqiptarë,

do të kthehemi sërish e do dridhet toka,

ushtria greke në Vorio Epir, gjaku rrjedh dhe hakmarrje kërkon,

jashtë tani të gjithë ju shqiptarë”, kënduan grekët.

Pas kësaj ngjarje janë përfshirë direkt dhe indirekt personalitete politike shqiptare dhe greke. Edhe Prokuroria e Greqisë tha se do të hetojë dosjen e Kaçifas. Diçka e tillë u tha se është a papranueshme nga MPJ e Shqipërisë, e cila u shpreh se Prokuroria shqiptare është organi i vetëm legjitim në vend për drejtësi në Republikën e Shqipërisë. Deputetët e Agimit të Artë kanë kërkuar nderime në Parlamentin grek për Kostandin Kaçifas, por kërkesë e tillë nuk u miratua.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori