LAJMI I FUNDIT:

Tensionet me Ukrainën, gjenerali rus Ivashov: Vladimir Putin nuk është në gjendje ta nxjerr Rusinë nga kriza sistematike

Tensionet me Ukrainën, gjenerali rus Ivashov: Vladimir Putin nuk është në gjendje ta nxjerr Rusinë nga kriza sistematike

Gjeneral-koloneli i Federatës Ruse, Leonid Grigoryevich Ivashov njëherësh kryetar i Asamblesë së Oficerëve ka thënë se lidershipi nuk është në gjendje ta nxjerr Rusinë nga kriza sistematike.

Ivashov me anë të një letre publike thekson se situata e krijuar në Ukrainë është e natyrës mercenare.


“Lidershipi i vendit [presidenti Vladimir Putin], duke kuptuar se nuk është në gjendje ta nxjerrë vendin nga kriza sistematike, atëherë kjo mund të çojë në një kryengritje të popullit dhe një ndryshim të regjimit. Me anë të mbështetjes së oligarkëve, zyrtarë të korruptuar, joshja e medieve dhe forcat e sigurisë, vendosën të aktivizojnë linjën politike për shkatërrimin përfundimtar të shtetësisë ruse”, shkruan Ivashov.

Ai shton se situata e krijuar në Ukrainë është artificiale, e përfshirë edhe Federata Ruse.

“Situata që po krijohet rreth Ukrainës para së gjithash është e natyrës artificiale, mercenare për disa forca të brendshme, përfshirë Federatën Ruse”, shton ai.

Rusia, tash e sa javë, ka vendosur pranë kufijve me Ukrainën mbi 120 mijë trupa ushtarake, bashkë me armatim të rëndë. Trupat ndodhen në distancë sulmi.

Ivashov: “Putin gënjen, nuk u pyet a të hyjmë në Kosovë”
Lexo po ashtu Ivashov: “Putin gënjen, nuk u pyet a të hyjmë në Kosovë”

Nuk është hera e parë që Ivashov flet kundër Putinit. Ai kishte përgënjeshtruar këtë të fundit rreth deklaratës që lidhet me hyrjen tinzare të forcave ruse në Aeroportin e Prishtinë më 11 qershor 1999, duke thënë se urdhrin për intervenim në Kosovë e ka dhënë ish-ministri i Mbrojtjes, Igor Sergejev dhe ish-presidenti Boris Jelcin.

Sipas Ivashovit, deklarata e Putinit, pasi ka kuptuar se hyrja e trupave ruse në Kosovë do të bëhej për një interes eventual tjetër rus në raport me Perëndimin, si kartë tregtuese, është e rreme. Putin, sipas tij, ka thënë se rusët në Kosovë nuk hynë për “mbrojtjen e serbëve”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Pamje nga përmbytjet masive në Afganistan, më shumë se 300 të vdekur

Pamje nga përmbytjet masive në Afganistan, më shumë se 300 të vdekur

Botë
Kalo në kategori