LAJMI I FUNDIT:

Ivashov: “Putin gënjen, nuk u pyet a të hyjmë në Kosovë”

Ivashov: “Putin gënjen, nuk u pyet a të hyjmë në Kosovë”

Përvjetori i hyrjes tinëzare të rusëve në Kosovë (11 qershor 1999), është bërë temë e madhe përçarëse në Rusinë e Vladimir Putinit. Gjeneralë të ushtrisë ruse, janë ndeshur ashpër në një televizion rus për motivet e hyrjes së trupave ruse, duke dhënë arsye të ndryshme, transmetuan mediat serbe. Në fakt, arsyeja kryesore, ajo e “mbrojtjes së serbëve” as që është përmendur ndonjëherë, duke argumentuar kështu se rusët asnjëherë nuk veprojnë asgjë pa e parë interesin e tyre.

E gjitha ka filluar pas deklaratës së Putin, se ai kishte dhënë urdhër për zbarkimin e forcave ushtarake ruse në Aeroportin e Prishtinës. Putin kishte thënë se ai kishte biseduar me shefin gjeneral të shtabit të ushtrisë ruse, gjeneralin Anatoli Kvashnin, dhe se kishte lejuar që forcat ruse të hynin në Aeroportin e Prishtinës.


Kjo deklaratë e Putinit e ka shtyrë gjeneralin e pensionuar rus, Leonid Ivashov, i cili në vitin 1999 ishte shef i Sektorit kryesor të bashkëpunimit ndërkombëtar të ushtrisë ruse, që si pjesëmarrës i operacionit rus të japë një intervistë për mediat ruse.

Ivashov ka përgënjeshtruar Putinin në mediat ruse, duke thënë se urdhrin për intervenim në Kosovë e ka dhënë ish-ministri i mbrojtjes, Igor Sergejev dhe Boris Jelcini.

Sipas Ivashovit, deklarata e Putinit, pasi ka kuptuar se hyrja e trupave ruse në Kosovë do të bëhej për një interes eventual tjetër rus në raport me Perëndimin, si kartë tregtuese, është e rreme. Putin, sipas tij, ka thënë se rusët në Kosovë nuk hynë për “mbrojtjen e serbëve”.

Në kronikën e “TV Rain” thuhet edhe se Putin në atë kohë nuk kishte mundur të jepte urdhra, pasi që nuk ishte kryeministër, por ishte vetëm kryesues i Këshillit të sigurisë dhe FSB-së.

Rusët hynë në Kosovë një ditë para forcave të NATO-s. Qëndrimi i tyre 4 vjeçar u shqua për skandale të shumta. Përleshje me shqiptarët; shfrytëzimin seksual i të miturave serbe në enklava në Kosovë, e deri te rrëmbimet e punonjëseve në lokalet e natës ishin vetëm disa nga skandalet që bënë brenda këtyre viteve. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori