LAJMI I FUNDIT:

Tensionet tregtare SHBA–Kinë mund të ndikojnë në paratë e Trustit

Tensionet tregtare SHBA–Kinë mund të ndikojnë në paratë e Trustit

Tensionet tregtare në mes të Shteteve të Bashkuara (ShBA) dhe Kinës mund të ndikojnë edhe në Kosovë, përkatësisht në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Zëdhënësi i Trustit Jeton Demi, ka thënë për gazetën “Epoka e Re” se Fondi i Kursimeve Pnsionale (FKPK-ja) deri më 31 gusht kishte nën menaxhim 1,733,804,055 euro.

Mirëpo, sipas tij, ky vit është duke u ndikuar negativisht nga tensionet tregtare në mes të ShBA-së dhe Kinës.

Ai ka thënë se këto tensione rrezikojnë potencialin e zhvillimit botëror ekonomik dhe jo vetëm.

“Megjithatë, FKPK-ja deri më 13 shtator 2018 qëndron në kuota të lehta pozitive, me një kthim bruto për vitin prej afër 12 milionë eurosh”, ka thënë Demi. /Telegrafi/