LAJMI I FUNDIT:

Tensionet në veri të Kosovës, qytetarët protestojnë para ambasadës serbe në Tiranë

Tensionet në veri të Kosovës, qytetarët protestojnë para ambasadës serbe në Tiranë
LSA

Në kohën kur tensionet ne veriun e Kosovës po përshkallëzohet me vendosjen e barrikadave të reja në Mitrovicë, qytetarë dhe aktivistë u mblodhën sot përpara Ambasadës së Serbisë në Tiranë për të protestuar.

Me flamuj kombëtar dhe pankarta në mbështetje të Kosovës, protestuesit janë mbledhur para ambasadës së Serbisë duke thirrur “Kosovë-Shqipëri ne jemi një” dhe “Mitrovica është Shqipëri”.

Në mënyrë paqësore ata kërkojnë që Serbia të heqë dorë nga provokimet.

Protesta është organizuar nga Këshilli Organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile.

Kjo protestë vjen pak ditë pas një proteste të ngjashme para ambasadës serbe në Tiranë në një kohë që tensionet në veri të Kosovës janë shtuar, teksa prej më shumë se dy javësh serbët kanë ngritur barrikada në këtë zonë duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve. /Telegrafi/

LSA

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori