LAJMI I FUNDIT:

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë në rritje – shkak fillimi i kërkimeve për naftë dhe gaz natyror në Mesdhe

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë në rritje – shkak fillimi i kërkimeve për naftë dhe gaz natyror në Mesdhe

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore i Turqisë, Fatih Dönmez, njoftoi se anija kërkimore sizmike MTA Oruç Reis lundroi nga Antalya për misionin e saj të ri dhe arriti në zonën ku do të punojë në Detin Mesdhe, transmeton Anadolu Agency.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, Dönmez njoftoi se për pavarësinë energjetike, Turqia do t’i vazhdojë aktivitetet pandërprerë në Detin Mesdhe dhe Detin e Zi.


“Anija jonë për Kërkime Sizmike MTA Oruç Reis u nis nga Antalya për misionin e saj të ri në Mesdhe dhe arriti në zonën ku do të punojë. 83 milionë janë pas teje, Oruç Reis”, tha ministri Dönmez.

Në anën tjetër ka ardhur edhe reagimi i Greqisë.

Sipas REL, të hënën, Greqia i kërkoi Turqisë të ndalë “veprimet e paligjshme në Mesdheun lindor”, duke thënë se “një veprimtari e tillë është provokuese dhe minon paqen dhe sigurinë në rajon”.

Deklarata u bë nga ministria e Jashtme e Greqisë.

Po sipas REL, Marina e Turqisë ka lëshuar një njoftim duke thënë se anija turke Oruc Reis do të kryejë një studim në një zonë të diskutueshme në Mesdheun lindor gjatë dy javëve të ardhshme.

“Greqia nuk do të pranojë asnjë shantazh. Ajo do të mbrojë të drejtat e saj sovrane”, tha ministria e Jashtme e Greqisë në deklaratë.

Tensionet mes dy vendeve anëtare të NATO-s janë në rritje për shkak të planeve të Turqisë për të kërkuar naftë dhe gaz natyror në rajonin e Mesdheut lindor.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi më 7 gusht se Turqia ka rifilluar kërkimet për gaz dhe naftë në Mesdheun lindor, duke akuzuar Greqinë fqinje se ka dështuar të mbajë premtimet e saj.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që Turqia të “sanksionohet” duke e akuzuar Ankaranë për shkelje të të drejtave të Greqisë dhe Qipros, pasi që të tre vendet përpiqen të shfrytëzojnë rezervat e zbuluara së fundmi.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori