LAJMI I FUNDIT:

Tensione para rimeçit: Tyson Fury dhe Deontay Wilder përplasen mes vete në konferencë për media

Tyson Fury dhe Deontay Wilder nuk kanë kaluar edhe aq mirë në konferencën e tyre të fundit para rimeçit që zhvillohet në këtë fundjavë.

Boksieri britanik dhe ai amerikan kishin një përplasje mes vete, para se të fillonin fjalimin e tyre për përballjen e dytë.

The Gypsy King e filloi i pari përplasjen, duke provokuar me fjalën ‘The Bronze Bomber’, që më pas e shtyu atë.


Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

U dashtë të ndërhyjë stafi i të dyja palëve në mënyrë që të qetësohej situata dhe duket se do të kemi një rimeç mjaftë të zjarrtë.

Deontay Wilder beson se do ta realizojë nokautin e 42-të në karrierë ndaj Tyson Furyt
Lexo po ashtu Deontay Wilder beson se do ta realizojë nokautin e 42-të në karrierë ndaj Tyson Furyt

Ballafaqimi mes Furyt dhe Wilderit do të zhvillohet të shtunën e 22 shkurtit në Las Vegas, derisa ky i fundit do të tentojë të mbrojë titullin WBC.

Në mediat ndërkombëtare raportohet se fituesi i rimeçit do të përballet me Anthony Joshuan, që thuhet se është i gatshëm që të heq dorë nga titulli WBA, vetëm që të përballet me njërin nga ta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori