LAJMI I FUNDIT:

Tensione në Siri, trupat amerikane bllokohen nga ato siriane

Tensione në Siri, trupat amerikane bllokohen nga ato siriane

Ushtarët sirianë dhe mbështetësit e qeverisë kanë bllokuar trupat amerikane ndërsa kolona e tyre lëvizte përmes një postblloku ushtarak në al-Hasakah, sipas Agjencisë së Lajmeve Hapi.

Mediat lokale raportojnë se banorët e fshatit al-Kuzliya në provincën al-Hasakah hodhën gurë ndaj personelit të ushtrisë amerikane, duke shkaktuar një përleshje të rrallë, transmeton Telegrafi.

Një video e postuar në ueb faqen e Agjencisë Step News tregoi mbështetës të qeverisë dhe ushtarë me pushkë që bllokuan kolonën ushtarake amerikane, duke mos lejuar shtatë automjete të blinduara të drejtohen për në fshat.

Ushtria amerikane duhej të kthehej dhe të gjente një mënyrë tjetër. Sipas agjencisë, një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe më herët.

Me mbështetjen e Rusisë, trupat siriane kanë qenë në ofensivë për javë të tëra në Idlib dhe pjesë të provincave të afërta, duke lëshuar një krizë humanitare me 700,000 njerëz që iknin nga shtëpitë e tyre dhe po kalonin në veri drejt kufirit turk.

Tensionet në veri të Sirisë u intensifikuan në shkurt pasi forcat e qeverisë siriane sulmuan trupat turke. /Telegrafi/