LAJMI I FUNDIT:

​Tensione në protestën para Rektoratit, arrestohet Rron Gjinovci

​Tensione në protestën para Rektoratit, arrestohet Rron Gjinovci

Në protestën e studentëve para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, policia ka shpërndarë me forcë aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore dhe aktivistë të tjerë të cilët janë duke protestuar që nga mëngjesi para Rektoratit për shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi, i cili dyshohet për ngacmime seksuale ndaj studentëve.

Aktivisti nga ORCA, Rron Gjinovci është arrestuar në këtë protestë nga Policia, raporton KP.


Ndryshe, Lëvizja Feministe Studentore po proteston që disa ditë me kërkesën për shkarkimin e Krasniqit, pas denoncimit të 27 studenteve për ngacmim seksual.

Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës (UP), pas tri jave pas raportimit të rastit, ka nisur më 28 mars shqyrtimin për herë të parë të denoncimeve të paraqitura nga 27 studente për ngacmim seksual kundër profesorit të Fakultetit të Edukimit, Xhevat Krasniqi.

Ani se rregullorja për masat dhe procedurat disiplinore ndaj stafit akademik parasheh që palët të intervistohen brenda pesë ditësh që pas denoncimit të një shkeljeje. /Telegrafi/