LAJMI I FUNDIT:

Tenistja Blearta Ukëhaxhaj do jetë bartëse e flamurit të Kosovës në ceremoninë hapëse të EYOF “Gyor 2017” në Hungari (Foto)

Tenistja Blearta Ukëhaxhaj do jetë bartëse e flamurit të Kosovës në ceremoninë hapëse të EYOF “Gyor 2017” në Hungari (Foto)

Ceremonia solemne e hapjes së Festivalit Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, do të bëhet sonte (e diel) në stadiumin “Eto Park” të Gyorit në Hungari, duke filluar prej orës 20:30.

Kosova do të defilojë përkrahë 49 shteteve tjera të Evropës.


Bartëse e flamurit tone do të jetë tenistja Blearta Ukëhaxhaj, e përzgjedhur ditë më parë nga Bordi Ekzekutivi Komitetit Olimpik të Kosovës, transmeton KP.

Ajo do t’i prijë ekspeditës 20 anëtarëshe të ekipit olimpik të Kosovës. 15-vjeçarja, Ukëhaxhaj, është tenistja më e mirë në Kosovë në dy vitet e fundit për grupmoshën e saj, derisa vitin e kaluar arriti të renditet e 288-ta në renditjen botërore, arritja më e madhe për një teniste shqiptare.

“Është ndjenjë shumë e veçantë dhe gëzohem që ma kanë besuar këtë mundësi. Besoj se nuk do t’i zhgënjej as në gara”, u shpreh tenistja nga Deçani.

Në ceremoninë mbyllëse që mbahet më 29 korrik, bartës i flamurit do të jetë njëri nga dy xhudistët, Laura Fazliu ose Shpat Zekaj. Të dy i bashkohen ekipit olimpik pas disa ditësh, pasi ndodhen në përgatitje shtesë me trajnerin e njohur, Driton Kuka.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori