Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e Albin Kurtit, ndërsa ka thënë se Kurti sërish “ka angazhuar hajnat e vegjël të dalin nëpër televizione” derisa ende nuk ka marr përgjigje për shumë pyetje të bëra.
Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se ministrat e Kurtit, ai i Brendshëm, e Drejtësisë, dhe i Infrastrukturës dikur e akuzonin qeverinë Haradinaj për Nexhat Krasniqin, siç thotë se e quanin “kryekriminel” dhe “baba i tenderëve”, ndërkaq sipas kreut të AAK-së, tash Nexhati është i angazhuar edhe në qeverinë Kurti, konkretisht në ministrinë e cila në dy muaj ka dhënë 29 tenderë njëburimore.
Lexoni të plotë postimin e Haradinajt:
Albin jep dorëheqje!
Albin, përderisa i ke angazhuar hajnat e vegjël të dalin nëpër televizione, unë ende nuk mora përgjigjie nga ju për shumë pyetje që i kam bërë vazhdimisht.
Ministrat tu, ai i Brendshëm, e Drejtësisë, dhe i Infrastrukturës dikur e akuzonin qeverinë time për Nexhat Krasniqin, siç̧ e quanin “kryekriminel” dhe “baba i tenderëve”. Tash Nexhati është i angazhuar edhe në qeverinë tënde, konkretisht në ministrinë e cila në dy muaj ka dhënë 29 tenderën njëburimore. A u bëre edhe ti si Nexhati, apo ai u bë i mirë tash? Po 38 kontrata sekrete, në dobi të kujt janë? Ku po shkojnë ato para?
Albin, po mundohesh të më heshtësh mua dhe Aleancën. Janë munduar edhe të tjerët, por nuk kanë arritur. Ne jemi arrë e fortë për ju.
Albin, i harrove edhe përkrahësit e tu. Punësove vajza të tezeve, mbesa, axhallarë, motra e dhëndurë të elitës së pushtetarëve. A nuk ishte farefisi për dasma? E harrove barazinë sociale, godite edhe pensionistët. Godite mjekët e policët. E tash brenda ditës, gjobiten mbi 4000 qytetarë, në vend se të marrin mbështetje nga shteti.
Albin e hoqe taksën dhe nuk e vendose reciprocitetin. Po pse i dëmtove edhe prodhuesit vendor duke ia hequr Serbisë edhe pengesën e fundit, taksën për prodhimet e subvencionuara nga Serbia?
Albin, më 2 gusht u krenove që e munde pandeminë. Hoqe punëtorët shëndetësorë nga puna, profesionistë të trajnuar dhe me përvojë për trajtimin e të prekurve nga virusi. Tri javë pas mburrjeve tua, arritëm në rekordin e zi të vdekjeve. A po e marrin qytetarët tanë kujdesin e duhur shëndetësor? A i ke vizituar spitalet që të shohësh përpjekjet titanike te mjekëve e stafit teknik?
Albin, e nise vaksinimin me vonesë, duke e rrezikuar vendin dhe ekonominë që të mbyllet. Asnjë vaksinë nuk u sigurua nga buxheti shtetëror, e edhe ato që erdhën si donacione, po skadojnë për shkak të paaftësisë tënde dhe tagrambledhësve tu që të organizojnë e të hapin më shumë pika vaksinimi për qytetarët.
Albin e shndërrove Kosovën në kampione të keqmenaxhimit me pandeminë. Përse nuk po reflekton, të kërkosh ndihmë e të bëhemi të gjithë bashkë në luftën kundër sëmundjes së shekullit?
Albin, po gazi rus çfarë na duhet? Përse ky averzion ndaj aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Albin, po komunat çfarë faji kanë, që e ndërpreve mbështetjen për to? Po rruga Prishtinë – Pejë çfarë të pengon? Po rruga e Plavës? Po autostrada e Gjilanit, që na lidh me Preshevën? Si mund ta vendosësh veten në pozita të njëjta me Beogradin?
Albin, ndale ushtrinë digjitale. Nuk mund të dezinformosh më askënd, sepse secili qytetar i Kosovës, e ka të qartë që kryeministrat nuk merren me shpronësime e vlerësime pronash. A nuk ke fare turp? A nuk ke fare ndërgjegje?
Albin ti u talle me punëtorët shëndetësorë e policinë. Të paktën siguroju arkivolet për motrat e vëllezërit tanë që me dhjetëra në ditë po vdesin në spitale.
Albin tërë pushtetin e ke në duar. Vepro në të mirë të vendit. Mos sajo skandale për të harruar mijëra viktima të virusit. Mjegullnajat tua që po i krijon për zhvendosjen e vëmendjes nga problemet e vërteta, nuk të bëjnë punë.
Albin, as unë e as Aleanca, kurrë nuk do të mbështesim shkelësit e ligjit. Ne i dojmë ata në burgje, por jo përmes gjykimit tënd publik, përmes hajnave të vegjël që shfaqen si fantazma të gjalla në ekrane. Por, përmes organeve të drejtësisë, të cilave ti e ushtria jote po iu bëni presionin më të madh të mundur. A jemi ne shtet totalitar? Jo, por me çasjen tënde për kapjen e institucioneve të pavarura, po rrezikohemi të arrijmë edhe në atë situatë.
Kush je ti? Ku po na çon? Ti që po e përdhos edhe gjakun e Dëshmorëve, që lëkund edhe eshtrat e tyre në varre. Ti që u bëre turpi i Kosovës. Marre! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë