LAJMI I FUNDIT:

Tender i ri për Çebren dhe Galishte!

Tender i ri për Çebren dhe Galishte!

Në vitet e kaluara nëpër labirintin e quajtur “procedura tenderimi” për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumin e zi – Çebren dhe Galishte u paraqitën shumë investitorë të huaj. Disa nga to janë më këmbëngulës në idenë për tu bë investitorë, e disa më pak. Por, me siguri asnjëri prej tyre nuk ka vërejtur projekt fitimprurës në HC Çebren dhe Galishte, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjithsej 20 kompani kanë shfaqur interesim për projektim, ndërtim dhe marrje në koncesion të dy hidrocentraleve, me faktin që kanë marrë dokumentacionin për pjesëmarrje në tender.


Nga të gjithë këto firma, Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor do të kërkojë të dorëzojnë propozim për zgjidhje teknike për shfrytëzimin e potencialit ujor të Lumit të Zi.

Në bazë të dokumentacionit të dorëzuar dhe pikëve të fituara do të dëshmohet se cila është zgjidhja teknike më adekuate për projektin, që do të zgjidhet për analiza të mëtejme. Interesimi për realizimin e kapaciteteve energjetike nga ana e kompanive duhet të dorëzohet më së voni deri më 26 qershor.

Të gjithë përbërjet qeveritare deri më tani kanë kërkuar, por assesi nuk kanë gjetur ndonjë kompani e cila do të investojë 500 deri në 800 milionë euro për hidrocentralet në Lumin e Zi.

Deri më tani si investitorë strategjik është folur gjigantët siç janë RVE, ENEL, Verbund, Startcraft, të cilët me shpejtësi marramendëse i kanë investuar paratë e tyre në rajonin tonë.

Ky është tenderi i 12 me radhë për ndërtimin e këtyre dy centraleve./Telegrafi/