LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Trajneri holandez, Erik ten Hag e ka zbuluar së fundmi emrin e yllit të madh që ai dhe drejtuesit e Manchester Unitedit dështuan ta transferojnë në verë.

Në një intervistë për Sky Sports me Gary Neville, Ten Hag pranoi se klubi u përpoq të nënshkruante me Harry Kane përpara transferimit të kapitenit të Anglisë në Bayern Munich.

Kane u largua nga Tottenham Hotspur verën e kaluar për gjigantin bavarez dhe që atëherë ka shënuar 43 gola në 43 ndeshje, ndërsa ka regjistruar 11 asistime.


Dhe Ten Hag pranoi se klubi u përpoq të joshte anglezit për të kaluar në Old Trafford, përpara se të vendosej përfundimisht për Rasmus Hojlund.

“Duhet të pranoni që ndonjëherë merrni talentë, në vend të lojtarëve që e kanë treguar veten tashmë në të kaluarën”, ka thënë fillimisht Ten Hag.

“Ne kishim disa zgjedhje të bëra me talent si Rasmus Hojlund. Mund të shihja një sulmues që e kishte vërtetuar veten tashmë, të cilin ne donim ta nënshkruanim. Ne nuk mund ta merrnim atë. Por, Rasmus është një talent”.

Kur Neville pyeti nëse Ten Hag po i referohej Kane, ai u përgjigj: “Po. Harry Kane , ti e di që shënon 30 gola. Unë mendoj se me Rasmus, ai do të arrijë atje, por i duhet kohë”.

“Nuk është e drejtë ta vlerësojmë atë në të njëjtën mënyrë si Harry Kane. Nuk do t’i krahasoja kurrë të dy lojtarët sepse janë shumë të ndryshëm”, përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finale të Kupës së Mbretit

Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finale të Kupës së Mbretit

Ndërkombëtare
Gola, luftë dhe penallti e anuluar, ‘El Clasico' shkon në vazhdime

Gola, luftë dhe penallti e anuluar, ‘El Clasico' shkon në vazhdime

Ndërkombëtare
Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

La Liga
Sacchi: Kritikat ndaj Inzaghit dhe Ancelottit janë të pakuptueshme

Sacchi: Kritikat ndaj Inzaghit dhe Ancelottit janë të pakuptueshme

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës pranon se u tundua nga paratë dhe ishte pranë transferimit në Arabi sezonin e kaluar

Ylli i Barcelonës pranon se u tundua nga paratë dhe ishte pranë transferimit në Arabi sezonin e kaluar

La Liga
Rivaldo komenton finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

Rivaldo komenton finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori