Ten Hag thyen heshtjen dhe i përgjigjet akuzave ndaj Overmars pas largimit të legjendës holandeze nga Ajaxi

Erik ten Hag ka shprehur ngushëllimet e tij më të thella për ‘viktimat’ e legjendës së turpëruar, Marc Overmars, pasi ish-drejtori i futbollit të Ajaxit dërgoi ‘mesazhe të papërshtatshme’ ndaj disa punonjëseve femra.
Ajaxi njoftoi të dielën se Overmars, 48 vjeç, ishte larguar nga roli i tij me ‘efekt të menjëhershëm’ pasi klubi u trondit nga akuzat e disa femrave që punojnë në klub.
Overmars u emërua drejtor sportiv në vitin 2012 dhe kishte nënshkruar një kontratë të re dhjetorin e kaluar, e cila do ta mbante Overmars në Ajax deri në vitin 2026.
Duke folur pas fitores 5-0 të Ajaxit ndaj Vitesses në Kupën e Holandës të mërkurën, Ten Hag pranoi se ishte i dëshpëruar për skandalin që përfshin Overmars.
Menaxheri i Ajaxit, i cili ka qenë i lidhur me Manchester United, zbuloi se ishte “plotësisht i habitur” kur dëgjoi për herë të parë lajmet rreth legjendës holandeze.
“Unë jam mirë… kemi pasur ditë tepër të këqija, sigurisht. Isha krejtësisht i habitur kur e dëgjova. Kjo është katastrofike. Sidomos për viktimat: gratë”, ka thënë fillimisht Ten Hag për ESPN.
“E kam të vështirë me vuajtjet që u janë shkaktuar. Secili e përpunon këtë në mënyrën e vet. Më pas tërhiqem pak dhe jam pak më i qetë se zakonisht. Si trajner, natyrisht duhet të rrezatosh energji, por kjo ishte e vështirë ditët e fundit”.
Erik ten Hag reageert voor het eerst op het nieuws rondom Marc Overmars.
“Dit is gewoon rampzalig, met name voor de gedupeerden” pic.twitter.com/o63EtEqIDm
— ESPN NL (@ESPNnl) February 9, 2022
Overmars, i cili gëzonte një karrierë të bujshme në Ajax, u akuzua për dërgimin e një ‘serie mesazhesh të papërshtatshme për disa kolege femra’.
Ten Hag, 52 vjeç, ndau një marrëdhënie të ngushtë me ish-drejtorin e futbollit të Ajaxit pasi mbërriti në klubin e Eredivisie në vitin 2017.
Holandezi këmbënguli se “mendimet e tij të para” janë me gratë që “vuajnë”, pavarësisht se pranoi se dikush mund të simpatizojë Overmarsin.
“Kjo është arsyeja pse godet fort. Sigurisht, ju mund ta simpatizoni atë. Por, mendimet e para shkojnë tek vuajtja e grave. Na prek të gjithëve deri në thellësi të shpirtit tonë”, përfundoi trajneri i Ajaxit.
Ndryshe, Overmars lëshoi një deklaratë në faqen zyrtare të Ajax-it, ku pretendonte se i vinte “turp” për veprimet e tij dhe se si sjellja e tij ishte “e papranueshme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Këshilli i qytetit kërkon shtyrjen e ndeshjes Fiorentina-Juventus, zbulohet arsyeja pse

Atletico Madridi publikon dy pika ku UEFA nuk iu përmbajt në anulimin e penalltisë së Alvarez

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës