LAJMI I FUNDIT:

Temperatura nën zero dhe ngrica në zonat malore, parashikimi i motit në Shqipëri

Temperatura nën zero dhe ngrica në zonat malore, parashikimi i motit në Shqipëri

Këtë të enjte, territori i Shqipërisë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash në orët e mesditës dhe pasdites vonë, kryesisht në jug të vendit.


Ndërkohë, SHMU thekon prezencën e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdetin jugor era arrin shpejtësi deri 10m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore -3 deri 5 gradë Celsius, në zonat e ulëta 1 deri 16 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare 4 deri 17 gradë Celsius. /Telegrafi/