LAJMI I FUNDIT:

Temperatura e lartë ndikon në aftësitë mendore?

Temperatura e lartë ndikon në aftësitë mendore?

Studimi më i ri i Universitetit të Harvardit tregon që temperaturat e larta ndikojnë në aftësinë tonë të të menduarit në mënyrë të qartë dhe racionale.

Hulumtimi është bërë në 44 studentë, i ka hulumtuar reaksionet e tyre ndaj testeve verbale matematikore gjatë valëve 12-ditore të vapës e cila ka përfshirë Bostonin, transmeton Telegrafi.


Rezultatet e hulumtimit të publikuara në revistën “Plos Medicine” kanë treguar që studentët më ngadalë u janë përgjigjur pyetjeve.

Përqindja e gabimeve është rritur për 13 për qind te studentët të cilët kanë fjetur pa aparate të rregullimit të klimës, në krahasim me 24 studentë të cilët kanë fjetur në lokale të freskëta.

Në dhomat me aparate të klimës temperatura ishte 21,4 gradë të Celsiusit, ndërkaq në lokalet pa aparate të klimës rreth 26,3 gradë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori