LAJMI I FUNDIT:

​Tema e energjisë nxit debat mes deputetëve, Konjufca: Kjo është një çështje e ndërlikuar, merr shumë kohë

​Tema e energjisë nxit debat mes deputetëve, Konjufca: Kjo është një çështje e ndërlikuar, merr shumë kohë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj dhe deputet i PDK-së, Hisen Berisha kanë debatuar sot për definicionet e energjisë elektrike.

Deputeti Kokaj tha se shumë deputetë po diskutojnë për energjinë dhe efiçencën, megjithëse nuk po e dinë fare se kur një formë e energjisë shndërrohet në energji tjetër.


“Secili ka të drejtë t’i shfrytëzojë minutat e tij në mënyrë ne vet, por kur mendimet janë në përputhshmëri, fokusuara fuqizojnë atë për të cilën njeriu flet, ato dalin më të bukura dhe domethënës. Në këtë kontekst shoh sot mendime, megjithëse nuk e kemi temën për energji, por disa flasin për efiçencën, kur nuk e dinë fare kur një formë e energjisë shndërrohet në energji tjetër. Energjia nuk krijohet, por shndërrohet prej një forme në një formë tjetër. Bie fjala prej formës elektrike në formën termike”, tha ai.

Atij i reagoi deputeti Berisha, i cili kërkoi të dijë saktë se projekti i baterive të marrëveshjes me MCC-në a është i nevojshëm apo inovativ.

“Profesor i nderuar e di që jeni njohësi më i madh i kësaj fushe në nivel botëror dhe ngrihem në këmbë për nivelin e juaj profesional dhe shkencor. Por na thuaj qartë dhe prerë, projekti i këtyre baterive a është i nevojshëm a është inovativ”, pyeti ai.

Në përgjigjen e tij, deputeti Kokaj tha se bateritë janë vendi ku akumulohet energjia e cila është e bazuar në polarizim.

“Bateritë janë akllumatora, akumulohet energjia e cila është e bazuar në polarizim. Jonet që gjendet në mes dy elektrodave polarizohen dhe kjo është forma e akumulimit të energjisë, për të mos u futur në detaje. Prej kohës së zbulimit ekziston një avancim i baterive dhe mënyra e polarizimit”, tha ai.

Këtu ndërhyri kryetari Konjufca, i cili tha se kjo temë është e ndërlikur dhe merr kohë për tu diskutuar në seancën e sotme plenare.

“Kjo është një çështje e ndërlikuar, kështu që vazhdojmë. Konsideroj se kjo nuk është çështje minute, kjo është shumë më e gjerë si problematik dhe merr orë”, theksoi ai.

Pas këtij debati, Kuvendi miratoi edhe një marrëveshje ndërkombëtare, atë për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim. Me të votuar atë, deputetët shkuan pauzë deri në orën 15:00.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori