LAJMI I FUNDIT:

Televizion, DVD dhe birra pa alkool – Disa nga gjërat që lanë pas forcat amerikane, pasi u larguan prej kampit në Siri

Televizion, DVD dhe birra pa alkool – Disa nga gjërat që lanë pas forcat amerikane, pasi u larguan prej kampit në Siri

Gazetari rus, Oleg Blokhin ka hyrë brenda një kampi të Shteteve të Bashkuara në Siri, të braktisur nga trupat amerikane, pas urdhrit për largim nga Doland Trump.

Brenda tendave me pamje të vrazhdë, dukej se bëhej jetë komode, me televizion të sheshtë përpara foteleve të buta, krahas video-lojërave, librave si dhe disa disqe DVD, transmeton Telegrafi.


Mbi tavolinë, janë parë ushqime të ndryshme dhe pije, si dhe një listë të lokaleve të ushqimeve të shpejta, ku ofrohej pica, mish pule dhe pasta, që kushtonin nga gjashtë dollarë. Krahas gjërave tjera, ka pasur edhe shishe të zbrazëta me birrë pa alkool.

Derisa nuk ka rrobe, apo gjëra tjera personale, në kamp janë lënë disa telefona satelitorë, si dhe pajisje tjera elektrike, që janë mjaft të kushtueshme.

Forcat amerikane u larguan me nxitim, ndërsa Turqia filloi sulmet ushtarake vetëm disa ditë pas  njoftimit që bëri Trump në fillim të këtij muaji, teksa forcat ruse dhe siriane tashmë kanë hyrë në zonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori