LAJMI I FUNDIT:

Teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s ka zbuluar një planet me “rërë që bie si pika shiu”

Teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s ka zbuluar një planet me “rërë që bie si pika shiu”

Teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s, ka zbuluar një planet me “rërë që bie si pika shiu”.

Mediat raportojnë se planeti Wasp-107b shtrihet 200 vite dritë larg, ka temperatura përvëluese, erëra të fuqishme, është shumë i madh por “shumë i lehtë”.


Planeti u zbulua në vitin 2017 por James Webb i çoi kërkimet në nivel tjetër duke matur dritën e yjeve që filtrohet përmes atmosferës së planetit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Për shkak se elementë të ndryshëm thithin gjatësi vale të ndryshme të dritës, spektri i dritës së yjeve tregon se cilat gazra janë të pranishëm.

Natyra e tij “e madhe dhe e përhapur” thuhet se ka lejuar teleskopin James Webb të shikojë thellë në atmosferën e tij.

“Ne kemi punuar në parashikime për 10 vitet e fundit, por asgjë nuk na ka përgatitur plotësisht për atë që po shohim në të vërtetë” , tha Dr Joanna Barstow, një shkencëtare planetare.

Është hera e parë që është identifikuar përbërja kimike e reve në një planet tjetër – në këtë rast, “rëra silikate”.

Dhe niveli i detajeve që merren nga objektivat si Wasp-107b shihet si një shenjë inkurajuese.

“Universi ka kaq shumë surpriza, unë mendoj se mund të ketë mënyra të ndryshme alternative për formimin e jetës në një planet tjetër. Mund të jetë shumë ndryshe nga jeta në tokë”, tha Decin.

Ndryshe, vënë në pah mediat, një qëllim qendror i teleskopit hapësinor James, është të analizojë atmosferat e planetëve të largët dhe të kërkojë për gazra që mund të tregojnë praninë e jetës.

Sidoqoftë Wasp-107b nuk konsiderohet si një kandidat i mundshëm, duke pasur parasysh klimën e tij prej 1000 gradë Celsius dhe mungesën e një sipërfaqeje të fortë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori