LAJMI I FUNDIT:

Telegrafi sjell risi në 2019-ën (Video)

Telegrafi sjell risi në 2019-ën (Video)

Portali Telegrafi shënon 12 vjetorin me sukses e objektiva të reja për vitin pasardhës.

Pronari i Telegrafit, Gentian Lluka, thotë se këtë vit pos tjerash mediumin e karakterizoi trendi i rritjes së lexueshmërisë nga pajisjet mobile.


“Sa i përket vitit 2019, mund të them se e para që do të bëjmë është lansimi në janar i aplikacioneve të reja për IOS dhe Android. Në gjashtë muajt e fundit kemi pasur një ngritje të jashtëzakonshme të trafikut për 70%. Çfarë e bën të veçantë [aplikacionin e ri për IOS dhe android] është se konsumatorët e gjejnë shumë më lehtë informacionin dhe shumë më lehtë e konsumojnë informacionin”.

“…Gjithashtu pjesë tjetër e zhvillimit është edhe ri-dizajnimi i versionit të uebit në desktop, tablet dhe mobil. Lansimi do të bëhet në pjesën e parë të vitit 2019”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Gentian Lluka – pronar i Telegrafit.

Gentian Lluka – pronar i Telegrafit

Për 12 vjet me radhë,  Telegrafi vazhdon të mbaj primatin e portalit më të besueshëm në Kosovë dhe më gjerë.

Kryeredaktori, Muhamet Hajrullahu thotë se raportimi i saktë ka bërë që ky medium të mos e humb besimin tek lexuesi.

“Telegrafi mendoj se është njëra ndër mediet më serioze në kuptimin profesional të raportimit të temave, dhe kjo na bënë krenarë që jemi pjesë e një ekipi që ofron informata kredibile dhe profesionale në kohë reale”, deklaroi kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu.

Muhamet Hajrullahu – kryeredaktor i Telegrafit

Telegrafi po avancon në profesionalizëm dhe me rritje të stafit. Jehona Hulaj njëra ndër punëtorët shprehet e lumtur që është pjese e këtij mediumi.

“Mund të them me një fjalë që Telegrafi është mediumi më serioz në Kosovë, dhe unë ndjehem me fat që jam pjesë e këtij ekipi”, deklaroi gazetarja Jehona Hulaj.

Jehona Hulaj

Portali më i madh në vend, Telegrafi premton edhe shume risi për lexuesin e saj, por një gjë vazhdon të mbetet e njëjtë. Telegrafi do vazhdoj te jete shoku yt i ngushtë./RTV Dukagjini/