Telegrafi hap konkurs për Sales Manager
Në kuadër të misionit për zgjerim të kompanisë dhe sjelljes së risive në tregun medial kosovar, Telegrafi hap konkurs për 2 pozita për Sales Manager të cilët do të angazhohen për t’i përmbushur nevojat e kompanisë.
Aftësitë dhe Kualifikimet:
- Minimumi (1) vit përvojë në shitje.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Njohuri bazike për shërbime online dhe platformat dixhitale.
- Aftësi analitike për të kuptuar tregun dhe për të identifikuar mundësi të reja;
- Aftësi në menaxhimin e kohës dhe organizimi.
- Të ketë patent shofer kategoria B.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Analizon tregun dhe identifikon klientët potencialë, promovon produktet e kompanisë, realizon shitje dhe përpilon oferta sipas kërkesave të klientëve.
- Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kërkesat e tyre.
- Përfaqëson denjësisht kompaninë dhe vlerat e saj.
- Kontribuon në rritjen dhe zhvillimin e portofolit të klientëve.
Benefitet:
- Hapësirë moderne e punës e karakterizuar me teknologji të lartë.
- Anëtarësim falas në palestër.
- Ambient dinamik dhe mbështetës që inkurajon zhvillimin dhe rritjen profesionale.
- Voucher falas për analiza dhe diagnostikime shëndetësore dhe seanca fizioterapeutike.
- Zbritje speciale në librarinë Dukagjini.
- Mbulim të shpenzimeve telefonike (minuta, SMS e internet), etj.
- Asistencë edukimi dhe trajnime shtesë.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në në e-mail adresën hr@telegrafi.com [me subjektin APLIKIM PËR PUNË PËR POZITËN SALES MANAGER ] deri me datë: 20.03.2026.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.
Linku për aplikim: Sales Manager
Nga
Telegrafi
10 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





























