LAJMI I FUNDIT:

Telefoni i palosshëm nga OPPO lansohet në MWC 2019

Telefoni i palosshëm nga OPPO lansohet në MWC 2019

Sipas një raporti të fundit nga Holanda, OPPO po përgatit një telefon të palosshëm për fundin e shkurtit të vitit të ardhshëm. Meqë MWC 2019 ndodhë në atë kohë, tashmë mund të përgatitemi për një ngjarje të veçantë që do të zhvillohet në konferencën e Barcelonës.

Informacioni i publikuar nga faqja holandeze thuhet se vjen nga Chuck Wang, një menaxher i produkteve në OPPO.

Asnjë detaj tjetër nuk u bë publik, kështu që nuk dihet saktësisht se kur do të ndodhë lansimi, cila është faza e zhvillimit apo çfarë specifikash sjell me vete telefoni. Në këtë mënyrë OPPO do të bashkohet me listën gjithnjë në rritje të prodhuesve që po ofrojnë një produkt të tillë.

Samsung dhe Huawei tashmë kanë bërë publike qëllimet e tyre për telefon të palosshëm dhe meqenëse ky është një trend, pritet që shumë kompani të tjera të bashkohen.

Përveç kësaj, Wang gjithashtu zbuloi se OPPO është duke punuar në një telefon 5G. Do të jetë në dispozicion në Evropë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Ky është një evolucion i natyrshëm, pasi trendi tjetër përveç telefonit të palosshëm është 5G. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji
4 gjëra që prindërit duhet të kenë parasysh kur të blejnë një smartphone për fëmijët e tyre

4 gjëra që prindërit duhet të kenë parasysh kur të blejnë një smartphone për fëmijët e tyre

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Një rekord i ri botëror është vendosur me procesorin e ri Core i9-14900 nga Intel, pamje që e dëshmojnë këtë

Një rekord i ri botëror është vendosur me procesorin e ri Core i9-14900 nga Intel, pamje që e dëshmojnë këtë

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Kalo në kategori