LAJMI I FUNDIT:

Telefoni analog i hutoi adoleshentët, nuk gjenin zgjidhje për mënyrën si funksionon (Video)

Telefoni analog i hutoi adoleshentët, nuk gjenin zgjidhje për mënyrën si funksionon (Video)

Për një kohë të gjatë, dy 17-vjeçarë nga Shtetet e Bashkuara provonin të gjenin zgjidhje për mënyrën si funksionon një telefon analog – mbetën tërësisht të hutuar.

Adoleshentët që i përkasin gjeneratës së telefonave me ekrane të ndjeshëm në prekje, nuk ia kishin idenë se si të punonin me këtë pajisje të vjetër komunikimi, transmeton Telegrafi.

“Vetëm zeron e aktivizuat si duhet, asnjë numër tjetër nuk e dërguat deri në fund”, dëgjohet duke iu thënë dikush në sfond, pasi ata nuk po i rrotullonin numrat si duhet.

Kur e ngritën receptorin, i befasoi tingulli që dëgjonin dhe nuk e dinin që duhet mbajtur hapur, derisa të kthejnë numrat. Madje, e mbyllën sërish, pa e kuptuar konceptin e mbajtjes hapur dhe formimit të numrave.

“Gjithçka po ndodhë, kur në afërsi është pajisja gjigante që furnizon me internet të fuqishëm. Koha e këtij telefoni ka kaluar dhe është harruar”, ishte një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/