Vepra Gjenerata e ankthit e Jonathan Haidt është vlerësim i tmerrshëm për masakrën dixhitale dhe ftesë për prindërit kudo që janë.
Nga: Lucy Denyer / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Muajin e kaluar, qeveria [britanike] lëshoi udhëzime të reja për drejtuesit, duke ua dhënë atyre fuqinë për të ndaluar telefonat celularë në shkolla. Telefonat tashmë janë kryesisht të ndaluar, sado i paqartë që është zbatimi; megjithatë, njoftimi pushtoi shumë centimetra të opinioneve, meqë pasoi thirrja për ministrat nga Esther Ghey – nga nëna e adoleshentes së vrarë transgjinore, Brianna – që të zgjidhin “rrëmujën” e marrëdhënieve të fëmijëve me mediat sociale dhe me internetin. Ndërkohë, një lëvizje e udhëhequr nga prindërit e quajtur Fëmijëria e lirë pa telefona të zgjuar [Smartphone Free Childhood], tani ka mijëra anëtarë në të gjithë vendin, ndërsa një peticion për ndalimin e telefonave të zgjuar [smartfonëve] dhe telefonave me kamera për moshat nën 16 vjeç, në kohën e përgatitjes së këtij shkrimi ka mbledhur mbi 15 mijë nënshkrime.
Janë të shumta dëmet e mundshme që u shkaktohen fëmijëve tanë nga prania e kudondodhur e telefonave të zgjuar, shprehet Jonathan Haidt te Brezi i ankthshëm [The Anxious Generation]. Thënë më thjesht, telefonat e zgjuar – ose, më konkretisht, aktiviteti i mediave sociale që ato mundësojnë – po i dëmton fëmijët tanë dhe ne duhet të bëjmë diçka për këtë. Në mënyrë inkurajuese, ndalimi i telefonave në shkolla dhe ndalimi i fëmijëve për të hyrë në mediat sociale para moshës 16-vjeçare, janë ndër zgjidhjet që sugjeron amerikani Haidt. Pra, bravo për Britaninë.
Haidt është autori i hitit të vitit 2018, Llastimi i mendjes amerikane [The Coddling of the American Mind], në të cilin argumentoi se mbimbrojtja kishte efekt negativ te studentët e universitetit dhe se paralajmërimet dhe hapësirat e sigurta bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Këtë herë, Haidt kishte planifikuar të detajonte efektet negative që mediat sociale kishin në demokraci. Por, kur mbaroi së shkruari kapitullin e parë të atij drafti, kuptoi se historia e shëndetit mendor të adoleshentëve ishte shumë më e madhe sesa kishte menduar dhe se po ndodhte në mbarë botën. Gjenerata e ankthit, me nëntitullin Si po e shkakton epideminë e sëmundjes mendore, lidhja e madhe në rrjet gjatë fëmijërisë, në mënyrë metodike e përcakton problemin, dëmin që po shkakton dhe çfarë mund të bëjmë për të. Është bindës, i lexueshëm – dhe tepër intrigues.
Merrni, për shembull, faktin që deri në vitin 2016, 73 për qind e adoleshentëve amerikanë zotëronin një telefon të zgjuar, ashtu si 28 për qind e fëmijëve nga 8-12 vjeç. Sot, 95 për qind e adoleshentëve. Rreth gjysma e fëmijëve amerikanë e marrin telefonin e parë të zgjuar në moshën 11-vjeçare. Në Britani, sipas Ofcom-it, 97 për qind e 12-vjeçarëve kanë një të tillë. Haidt citon një raport të Pew-it të vitit 2015 që zbuloi se një në katër adoleshentë ishte në internet “pothuajse vazhdimisht”. Deri në vitin 2022, ky numër pothuajse ishte dyfishuar.
Tani, merreni parasysh se, siç thotë Haidt, “ankthi dhe çrregullimet e lidhura me të duket se janë sëmundjet përcaktuese mendore të të rinjve sot”. Shkalla e vetëdëmtimit për vajzat e reja adoleshente në Amerikë, pothuajse u trefishua nga viti 2010 në 2020 dhe shifra të ngjashme kishte në rritje në vende të tjera, përfshirë Kanadanë dhe Britaninë e Madhe. Gjatë kësaj kohe, shtrimet në spital për çështje të shëndetit mendor te të rinjtë, u rritën në mënyrë eksponenciale. Ka pasur rritje të prevalencës së sëmundjeve sociogjenike që nga sindroma turet e deri te disforia gjinore; djemtë gjithnjë më të rinj janë të varur nga pornografia në internet; të rinjtë janë gjithnjë e më të rrezikuar nga “paaftësia për të dalë nga shtëpia”; po shkërmoqet procesi i përqendrimit të vëmendjes; adoleshenti po vuan për gjumë.
Haidt është i qartë për shkakun e rrëmujës: telefonat e zgjuar. Ai flet për disa zhvillime kyçe: ardhjen e telefonit të zgjuar më 2007; ardhja e butonave “like” dhe “share” në mediat sociale më 2009; dhe lansimi i iPhone 4 në qershor 2010, i pari me një kamerë të përparme i cili e bëri më të lehtë marrjen e selfive. Të gjithë këta faktorë të kombinuar kanë çuar në atë që Haidt e quan “lidhja e madhe në rrjet gjatë fëmijërisë”, gjatë së cilës “për vetëm pesë vjet, për adoleshentët rrënjësisht riformulohen modelet shoqërore, modelet e roleve, emocionet, aktiviteti fizik dhe madje edhe modelet e gjumit”.
Duhet pranuar se edhe prindërit e meritojnë kritikën. Lidhja e madhe në rrjet, shkruan Haidt, vjen me “një linjë të dytë të komplotit … zhvendosjen me qëllim të mirë dhe katastrofik drejt mbrojtjes së tepërt të fëmijëve dhe kufizimit të autonomisë së tyre “në botën reale”. Ne nuk i lejojmë fëmijët tanë të ecin vetëm në shkollë, ose të shkojnë vetë në dyqane apo park.
Më gjerësisht, si shoqëri, jemi larguar nga “fëmijëria e bazuar në lojëra”, në të cilën fëmijët përparojnë në botë dhe mësojnë për kufizimet e tyre përmes lojës reale që përkon me moshën, duke shkuar te loja në telefon në të cilin, në internet, të gjithë efektivisht janë në të njëjtën moshë, ka pak barriera ose kufij dhe fëmijët ushqehen me dietë të vazhdueshme me përmbajtje shumë problematike dhe shpeshherë shumë të pashëndetshme nga e cila është jashtëzakonisht e vështirë të shkëputesh – si dhe lodhen duke krijuar dhe konsumuar përmbajtje në mediat sociale. Vajzat dhe djemtë preken ndryshe: për vajzat, janë mediat sociale ato që e bëjnë dëmin e vërtetë; për djemtë, janë lojërat dhe pornografia. Por, ne të gjithëve, kolektivisht, na është shkaktuar një shkallë e dëmtimit shpirtëror nga prania e kudondodhur e telefonave të zgjuar, të cilët na tërheqin poshtë në vend që të na tërheqin lart, na inkurajojnë të zemërohemi dhe të gjykojmë shpejt dhe të tërheqim sytë nga bukuria përreth.
Haidt është jashtëzakonisht bindës. Unë, në fillim, isha e interesuar për premisat e tij, por skeptike. Pak prindër do të mohonin se fëmijëria e tyre ishte më e lirë se ajo e pasardhësve të tyre, por pikëpamja e Haidtit për të kaluarën – Mens sana in corpore sano [mendja e shëndosh në trupin e shëndosh], këndet e rrezikshme të lojërave dhe mundja e shëndetshme – më dukej paksa me ngjyrim rozë.
Por, ndërsa punonte në mënyrë metodike përmes provave të dëmeve dhe unë i kisha parasysh fëmijët e mi (të fiksuar pas PlayStation-it, që kërkojnë telefona) dhe ata të miqve të mi (shpeshherë me ankth, kokën teposhtë drejt ekraneve, të paaftë për t’u përqendruar në biseda), ishte e vështirë të mos pajtohesha me të. Në fakt, më duhej vetëm të shqyrtoja reagimin tim kur dikush “pëlqen” një postim që kam bërë në mediat sociale, ose kur bateria e telefonit tim shuhet. Është pothuajse fizike. Çfarë më ka bërë kjo mua?
Megjithatë, pyetja po aq urgjente është: çfarë mund të bëjmë? Jetojmë në një botë që është plotësisht e ngopur me telefonat e zgjuar: është pothuajse e pamundur, tani, të kryesh jetën e përditshme pa një të tillë, qoftë të kërkosh orarin e autobusëve apo të paguajmë biletën. Nuk mund t’i mbajmë fëmijët tanë larg tyre përgjithmonë.
As Haidti nuk rekomandon se duhet. Në vend të kësaj, ai mbron katër reforma themelore: më shumë lojë të pambikëqyrur dhe pavarësi të fëmijërisë; nuk ka telefona të zgjuar para shkollës së mesme (afërsisht 14 vjeç); nuk ka media sociale para moshës 16 vjeçe; dhe shkolla pa telefon. Ato nuk do të ishin të vështira për t’u zbatuar; nuk kushtojnë pothuajse asgjë; do të funksionojnë edhe pa legjislacion. Është koha, thotë Haidt, për t’i dhënë fund eksperimentit të vazhdueshëm që i dërgoi fëmijët tanë, të pambrojtur, në një tokë krejtësisht të huaj dhe shpeshherë armiqësore.
Nuk jam dakord – por, gjithashtu, ndoshta jam më optimiste se ai. Haidt mendon se nuk ka diçka të tillë si Gjenerata Alfa – grupi i ardhshëm i të rinjve, më të moshuarit prej të cilëve janë rreth 13 vjeç – dhe nuk do të ketë derisa mund të ndryshojmë kushtet e fëmijërisë që të rinjtë po i bëjnë kaq të shqetësuar. Por, fëmijët e mi janë të gjithë alfa dhe mendoj se janë të ndryshëm nga paraardhësit e tyre. Ata të Gjeneratës Z kanë parë ardhjen e brezit të internetit të shpejtë, iPhone-in dhe mediat sociale. Alfat i kanë pasur gjithmonë këto gjëra, që do të thotë se prindërit e tyre, përfshirë edhe mua, nuk po lundrojnë në këtë hapësirë krejtësisht si të verbër. Ardhja e grupeve Fëmijëria e lirë pa telefona të zgjuar është vetëm një dëshmi e kësaj. Nuk do të jetë e lehtë të vazhdoj t’ua mohoj fëmijëve të mi telefonat e zgjuar ose qasjen në TikTok. Por, e di që nuk do të jem e vetmja që do ta bëj këtë – dhe, falë Haidtit, kam shumë prova në anën time. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit