Telefonat e parë në Android One, gjatë muajit tetor

Dhe tani, sipas një raporti të ri medial thuhet se Google mund të nisë modelet e para të telefonave të bazuar në Android One në Indi gjatë muajit tetor, të cilët do të jenë me çmim rreth 100 dollarë.
Economic Times ka përmendur disa njerëz të afërt me planet e Google për Android One, të cilët thanë se Google është duke u përgatitur që të investojë një shumë të madhe të parave me partnerët e saj për promovimin e modeleve të reja të telefonave në Android One, të cilët do të dallohen shumë lehtë në treg, kryesisht për shkak të kostos së ulët.
Android One nuk është program i njëjtë me miliona njësi të telefonave të ndryshëm në Android që kanë kosto të ulët, sepse është një iniciativë ku Google do të bashkëpunojë me partnerët e saj, përkatësisht prodhuesit e ndryshëm të telefonave mobil, të cilëve do ti ofrojë një sërë rregullash dhe udhëzimesh për të krijuar telefona të rinj me kosto të ulët, por pa e ndikuar cilësinë e telefonit.
Në konferencën e saj, Google zbuluar se modelet e reja të bazuara në Android One do të vijnë me ekrane deri në 4.5”, portin për mikroSD kartelë, lojëra elektronike, dual-SIM, FM Radio, dhe me versionin e fundit të Android. /Telegrafi/




















































