Teknologu nga Ferizaj Jahjush Ahmeti, thotë se po shëron hemorroidet me ilaçe bimore
Jahjush Ahmeti teknolog nga Ferizaj në një intervistë për Telegrafin ka thënë se tash e disa vjet po shëron hemorroidet përmes ilaçeve bimore.
Ai madje ilaçit të tij ia ka vendosur emrin “Rectum” për të cilin thotë se është i patentuar nga institucionet vendore të Republikës së Kosovës.
Ai thotë se hemorroidet i shëron deri në shkallën e tretë dhe të katërt.
“Për gradën e parë dhe gradën e dytë ekzistojnë ilaçe kudo në botë të farmacisë që janë efektive për shërimin e kësaj sëmundjeje, ndërsa për gradën e tretë dhe të katërt gjithë mjekët kudo në botë e dinë që ato nuk kanë më fuqi shërimi dhe preferojnë operacion. Operacioni nuk është i keq, nuk është fundi i botës, por sëmundja është e keqe se në qoftë se është Hemorroidi që nuk përsëritet edhe me hy në operacion, ai person shpëton nga kjo sëmundje. Po në qoftë se është e kundërta, që është Hemorroidi që përsëritet, atëherë ky person nuk i përsëritet vetëm hemorroidi por edhe kanceri”, ka thënë Ahmeti.
Ai thotë se ka pritur shumë gjatë për ta patentuar këtë produkt bimor.
“Jam ballafaquar me të gjitha institucionet relevante dhe kam arritur me bo patentimin e këtij produkti”, ka thënë më tej Ahmeti.
I pyetur se sa është dëshmuar ky produkt dhe sa ka tregu efekt pozitiv tek pacientët, Ahmeti thotë se meqë kanë kaluar dhjetë vjet nga përdorimi i këtij produkti, tash ka arritur një shpresë dhe guxim për të folur për këtë produkt.
“Unë jam në gjendje me garantuar për shërimin e hemorroideve të gradës së treta dhe të katërt. Ilaçet e mia nuk kanë mundësi të gjithë me i ble sepse mënyra e prodhimit dhe mënyra e etiketimit dhe paketimit që i bëj unë, ajo është e kushtueshme, se nuk është si kurse në farmaci, që për një minutë dalin njëqind copa. Unë duhet të gjitha në mënyrë manifakturale me bo prodhimin, me bo paketimin, me bo mbylljen hermetike e kështu me radhë”, ka thënë ai.
Ai thotë se shërimit të Hemorroideve i ndihmon edhe “Detoksifikuesi”, po ashtu prodhim bimor për pastrimin e zorrëve.
“Ky prodhim është litra dhe duhet të pihet, pastaj është një shampon që nevojitet për mbajtjen e higjienës së anusit. Kurse me “Rectum” duhet të lyhet zora brenda dhe jashtë”, ka sqaruar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme
Nga mjek i syve në diktator: Ngritja dhe rënia e presidencës së Bashar al-Assadit
Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit
Keira Knightley deshi ta braktiste aktrimin pas diagnostikimit me PTSD
Assad ndodhet në Moskë? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE
Osmani takon Elon Musk në Paris
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nga mjek i syve në diktator: Ngritja dhe rënia e presidencës së Bashar al-Assadit
Assad ndodhet në Moskë? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE
SHBA kryen më shumë se 75 sulme ajrore ndaj IS në Siri
Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes
Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit
“Ai dhe unë refuzuam të luanim së bashku - dy ditë më vonë e shiti klubi” - Van der Vaart tregon historinë me Ibrahimovic