0Shares

Kemi dëgjuar për shkurtesën Fintech, e cila ndërlidhet ngushtë me teknologjinë financiare, një hov i ri i zhvillimit në skenën e financave në mbarë botën. Bëhet fjalë për teknologjinë e re të inovacionit në financa që synon të konkurrojë me metodat tradicionale financiare në kryerjen e shërbimeve. Është një industri e re kjo e cila shfrytëzon teknologjinë për të përmirësuar aktivitetet financiare.

Zhvillimi i madh teknologjik, përdorimi i madh i telefonëve të mençur, bankimi mobil, shërbimet investive dhe kriptovalutat janë shembuj të teknologjive financiare me synim për t’i bërë shërbimet më të qasshme për publikun.

Kompanitë që shfrytëzojnë teknologjinë financiare përfshijnë dy komponentë – fillojnë si ‘startups’ dhe institucione të ngritura financiare me kompanitë teknologjike që tentojnë të zëvëndësojnë përdorimin e shërbimeve financiare të kompanive ekzistuese me shërbime të reja

Shumë kompani ekzistuese financiare janë duke implementuar Fintech-un në mënyrë që të përmirëojnë zhvillimin e shërbimeve, ashtu sikurse që të përfitojnë terren në treg ndaj konkurrencës.

Avantazhet e teknologjisë financiare (FinTech) janë të jashtëzakonshme në raport me veprimtarinë tradicionale financiare.

Falë teknologjisë financiare bëhen më shumë transaksione të digjitalizuara me mundsi më të lartë të auditivit, transparencë në sistemet e pagesës dhe transaksione më të sigurta, duke minimizuar rreziqet. Në këtë botë aktuale të zhvillimit teknologjik, largimi i rrezikut shkon dorë më dorë

Politikat konkurruese dhe reformat mikroekonomike do të nxiten nga zhvillimi i teknologjisë financiare (Fintech) sidomos për sistemet e pagesave.

Fintech në esencë përmirëson mënyrën e veprimit të institucioneve tradicionale financiare, siç janë tekn ne bankat.

Kështu është mundësuar diversifikimi i portfolios së kredive, duke pasur mundësinë e qasjes te secili konsumator, i cili gjen pikërisht produktin që i duhet, kur do që ai produkt (kredi) i duhet.

Mik apo armik?

Teknologjia financiare (Fintech) nuk ëhtë armik i institucioneve financiare me shërbim tradicional. Është pikërisht e kundërta, pasi që institucionet që shfrytëzonë teknologjinë financiare (Fintech) duan që të ndërtonë veten në një fabrikë të hapësirës financiare dhe duan të bëhen përkrahës e jo konkurrues. Si partnerë teknologjikë, jo si sfidues.

Edhe bankat tradicionale edhe unionet kreditore janë të përkushtuara që të përqafojnë gjeneratën e re të eksperiencës me bankat, e kështu këto partneritet mund të ndërtojnë një eksperiencë më të mirë për konsumatorët se sa që mund të reailzojë ndonjë oraganizatë vetvetiu. Nuk është se kush arrin të marrë më shumë konsumatorë në treg, ësht për ndërtimin e një paradigme për të gjithë.

Pra, me Fintech, fitojnë të gjithë, mbi të gjitha konsumatorët.

Në vendin tonë së fundmi është një kompani që ka sjellë Fintech-un në vendin tonë.

Institucioni financiar, Monego, duke shfrytëzuar teknologjinë financiare dhe metodat inovative, ka arritur që me sukses të implementojë teknologjinë financiare në vendin tonë.

Duke filluar nga aplikimi online për kredi, e deri te qasshmëria e lehtë, të gjitha në kohë reale, kanë bërë që Monego të fitojë shpejt besueshmerinë për efikasitetin dhe shpejtësinë, duke shfrytëzuar Fintech, e hapat e zhvillimit në epokën e zhvillimit teknologjik janë me ritme të shpejta. Në vendin tonë, kjo po ndodhë falë Monegos.

Rrënjët e para industria Fintech i vendosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku mjedisi rregullues dhe çasja në infrastrukturë e ka dëshmuar që është shumë e rëndësishmë për zhvillimin dhe rritjen e shumë produkteve dhe shërbimeve inovative financiare. Njëjtë sikur në SHBA, Kosova është në rrugë të mirë për t’u bërë lider i industrisë Fintech në regjionin tonë, krejt kjo falë çasjes inovative të autoriteteve rregulluese dhe ligjvënësve të Kosovës.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)