LAJMI I FUNDIT:

Teknika e kujdesit për lëkurë si të foshnjave, nevojitet vetëm një përbërës

Teknika e kujdesit për lëkurë si të foshnjave, nevojitet vetëm një përbërës
(Foto: Pexels)

Një nga tendencat e rëndësishme e shfaqur në TikTok, është aplikimi i vazelinës në fytyrë para se të shkoni në shtrat dhe nëse jeni duke pyetur veten nëse kjo rutinë është për ju, ekspertët japin përgjigjen.

E dimë se nuk duhet të besojmë gjithçka që shohim në rrjetet sociale, por nëse keni menduar ta provoni rutinën e njohur si ‘slugging’, e cila së fundmi ka vërshuar këtë platformë – thuhet se me të vërtetë rigjallëron lëkurën.


Dermatologia Amy Kassouf e Klinikës Cleveland shpjegon përfitimet e këtij trendi viral, i cili në fakt është mjaft i vjetër, por tash ka debutuar në rrjetet sociale.

Pse nuk duhet ta lani fytyrën para dushit
Lexo po ashtu Pse nuk duhet ta lani fytyrën para dushit

Çfarë është ‘slugging’

E dini gjurmën rrëshqitëse që lënë pas kërmijtë ndërsa lëvizin? Për shkak se i ngjan pak, kjo rutinë mori emrin e saj – ‘slug’ në anglisht do të thotë kërmilli i zhveshur. ‘Slugging’ është në thelb procesi i lyerjes së fytyrës me vazelinë gjatë natës. Gurutë e kujdesit të lëkurës në mediat sociale pretendojnë se u dha atyre një shkëlqim të bukur. Pra, si funksionon kjo metodë?

“Vazelina është një pomadë e thjeshtë dhe shumë okluzive. Kjo do të thotë se formon një shtresë mbrojtëse në sipërfaqen e lëkurës tuaj që ndihmon në hidratimin dhe parandalon tharjen”, shprehet doktoresha Kassouf.

Dobitë

Hidraton: Hidratimi i mbajtur mund ta mbushë epidermën si një sfungjer, duke e trashur atë dhe duke e bërë më të zhdërvjellët dhe elastike.

Mbron: Kjo pengesë e mban ujin brenda dhe i mban gjërat e këqija jashtë. Mund të ndihmojë në parandalimin e molekulave të jashtme që të hyjnë në lëkurë dhe të shkaktojnë acarim ose një reaksion imunitar.

Riparon dëmtimet: Nëse lëkura është e dehidratuar, një shtresë e vazelinës gjatë natës mund të ndihmojë në parandalimin e humbjes së mëtejshme të ujit nga lëkura dhe ta lejojë atë të riparohet vet.

Katër këshilla të thjeshta për të shtyrë plakjen
Lexo po ashtu Katër këshilla të thjeshta për të shtyrë plakjen

Si realizohet

Filloni pastrimin me produkte që sigurojnë lagështi, domethënë me bazë glicerine, hialuroni ose aloe. Shmangni produktet që përmbajnë AHA, BHA dhe retinoidë, të cilët mund ta irritojnë lëkurën kur bllokohen nën barrierën e vazelinës.

Aplikoni një sasi të vogël vazelinë, jo domosdoshmërisht në të gjithë fytyrën, por në zonat më të holla dhe më të thata, si qepallat dhe buzët. Kryeni këto hapa gjysmë ore para se të shkoni në shtrat në mënyrë që lëkura t’i thithë mirë.

Vendosni një peshqir në këllëfin e jastëkut dhe mblidhni flokët për t’i mbrojtur nga produkti i yndyrshëm. Në mëngjes pastroni sërish fytyrën dhe kaq.


Shmangni ‘slugging’ nëse:

Keni lëkurë të yndyrshme: Lëkura e yndyrshme tashmë ka një shtresë adekuate apo edhe shumë të fortë lipidike dhe nuk ka nevojë për shtimin shtesë të yndyrës në sipërfaqe.

Të prirë ndaj akneve: Në këtë rast, ajo që është e vërtetë për lëkurën e yndyrshme është e vërtetë për lëkurën e prirë ndaj akneve. Slugging në fakt mund t’i përkeqësojë aknet tuaja dhe jo të bëjë mirë.

Lëkura e infektuar: Nëse keni ndonjë lloj infeksioni ose plagë të hapur, anashkaloni slugging. Mund të mos lejojë që infeksioni të pastrohet. 


/Telegrafi/

@dermatology.doctor

How to slug like a derm 🧴 🤍 #dermatologist #dermatologydoctor #skincareroutine #skintok #skincare #skincaretips #learnontiktok #slugging #sluggingmethod #foryou #fyp #fypシ

♬ the one that got away – el