LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk duhet ta lani fytyrën para dushit

Pse nuk duhet ta lani fytyrën para dushit
(Foto: BeBeautiful)

Larja e fytyrës në dush mund të duket e përshtatshme, por uji tepër i nxehtë mund të thajë lëkurën tuaj dhe të shkaktojë puçrra.

Por, edhe larja e fytyrës para dushit nuk është as ideja më e mirë, sepse produktet e flokëve mund të shpërlahen në lëkurë. Është më mirë të pastroni fytyrën pasi të keni mbaruar dushin.


Disa arsye se pse nuk duhet ta lani fytyrën para dushit:

Gabimet e zakonshme higjienike që ndoshta nuk e keni ditur se po i bëni
Lexo po ashtu Gabimet e zakonshme higjienike që ndoshta nuk e keni ditur se po i bëni

Mund të bllokojë poret

Zgjedhja e produkteve të duhura për kujdesin e flokëve ndihmon që flokët tuaj të duken të mrekullueshëm, por është pothuajse e pamundur të lani flokët me shampo dhe të shmangni që një pjesë e produktit të rrjedhë në fytyrë – përcjell KosovaPress.

Shumë produkte për kujdesin e flokëve përmbajnë përbërës që bëjnë mrekulli për flokët tuaj, por mund të ndikojnë negativisht në lëkurën tuaj. Për shembull, vajrat ndihmojnë në hidratimin e flokëve tuaj, por sapo vaji të gjejë rrugën e tij në lëkurën tuaj, mund të shkaktojë bllokim të poreve dhe puçrra në fytyrë.

Mund të irritojë lëkurën

Ndoshta as nuk mund ta imagjinoni pastrimin e fytyrës me shampo, por pikërisht kjo ndodh kur lani flokët në dush. Produktet e flokëve vijnë në kontakt me lëkurën tuaj kur jeni duke shpëlarë flokët dhe shumë përbërës artificialë në shampon tuaj mund të bëjnë që lëkura juaj të fillojë të reagojë.

A duhet të përdoren bashkë retinoli dhe vitamina C në kujdesin e lëkurës?
Lexo po ashtu A duhet të përdoren bashkë retinoli dhe vitamina C në kujdesin e lëkurës?

Mund ta bëjë lëkurën të ndjeshme

Lëkura që është më reaktive se zakonisht mund të irritohet lehtësisht nga produktet kozmetike, madje edhe nga dielli ose era. Lëkura tepër e ndjeshme mund të skuqet shpejt dhe të shkaktojë kruarje dhe parehati.

Mund t’ju shkaktojë akne

Shumë përbërës në shampo dhe balsam janë të mahnitshëm për flokët tuaj. Por, nëse i përdorni në dush, ata mund të shkaktojnë puçrra. Është më mirë të përdorni larjen e fytyrës si hapin e fundit në rutinën tuaj për t’u siguruar që të mos mbetet asnjë mbetje produkti në lëkurën tuaj.

Në bazë të dukjes së fytyrës suaj mund të shihni a ju bën dëm alkooli, gluteni apo qumështi
Lexo po ashtu Në bazë të dukjes së fytyrës suaj mund të shihni a ju bën dëm alkooli, gluteni apo qumështi