Në bazë të dukjes së fytyrës suaj mund të shihni a ju bën dëm alkooli, gluteni apo qumështi
Ushqimi i pashëndetshëm në lëkurën tuaj mund të shkaktojë skuqje, pore të zgjeruara, puçrra dhe qërim të lëkurës
Ekzistojnë katër tipa të lëkurës së ndjeshme ndaj alkoolit, glutenit dhe produkteve të qumështit.
1. Fytyrë vere
Simptoma tipike janë të theksuar në rrudhat midis vetullave, skuqje rreth syve, kapakë të lëshuar, pore të zgjeruara, lëkurë e dehidruar, faqe dhe hundë të skuqur si edhe linja të thella midis hundës në drejtim të buzëve.
Shkaktar është konsumimi i tepërt i alkoolit. Alkooli dehidron lëkurën, gjë që përkeqëson pamjen e rrudhave, ndërsa sheqeri në alkool shkatërron kolagjenin e lëkurës, transmeton Telegrafi.
2. Fytyrë gluteni
Simptoma tipike janë faqet e ënjtura dhe të skuqura, akne të cilat shfaqen në skaje të nofullave, si edhe njolla pigmenti rreth mjekrës. Supozohet që rreth 15 për qind e njerëzve janë të ndjeshëm ndaj glutenit.
3. Fytyrë qumështi
Simptoma tipike janë dëmtim i kapakëve të syve dhe të zonës nën sy me gropa të syve të errëta të theksuara. Shpesh shfaqen edhe puçrra të imta nëpër fytyrë, posaçërisht në pjesët përreth mjekrës.
Këto mund të jenë shenja që organizmi nuk e toleron laktozën për shkak të humbjes së enzimave të caktuara. Disa nga shkaktarët mund të jenë edhe hormonet të cilat sot shpesh gjenden në qumësht dhe në produktet e qumështit.
4. Fytyrë sheqeri
Tek individët të cilët janë të ndjeshëm ndaj sheqerit, simptomat më të shpeshta janë rrudhat dhe vijat në ballë, ënjtja e zonave nën sy, si edhe lëkura e thatë dhe e hollë. Gjithashtu, të shpeshta janë lungat nën lëkurë të cilat mund të shfaqen në cilëndo zonë të fytyrës.
Sheqeri është iniciator i procesit në të cilin molekulat e glukozës lidhen për kolagjenin, për shkak të të cilit ai bëhet i vrazhdë, ndërkaq lëkura humb elasticitetin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre