Teknika 1-minutëshe japoneze ‘Kaizen’ për mposhtjen e dembelizmit dhe përtacisë
Shumica nga ne vazhdimisht i vendosim vetes qëllime apo sfida të reja – dhe shpeshherë përfundojmë duke dështuar në to. Përfundojmë duke i thënë vetes se ende nuk jemi gati, se do ta bëjmë javën, muajin apo vitin e ardhshëm.
Ndoshta në fillim e ndjekim atë qëllim me plot përkushtim, por posa të jemi lodhur pak, i themi vetes se kemi bërë mjaft dhe se duhet të pushojmë… por për të mos u ngritur më asnjëherë për të njëjtën sfidë, transmeton Telegrafi.
Pra, pse ndodh gjithmonë kështu? Përgjigja është tejet e qartë: Sepse provojmë të arrijmë shumë brenda një periudhe të shkurtë kohore; sepse mërzitemi nga përgjegjësitë e reja; sepse është e vështirë t’i ndryshojmë shprehitë e vjetra dhe të provojmë diçka të re.
TEKNIKA ‘KAIZEN’ APO PRINCIPI NJË-MINUTËSH
Në kulturën japoneze ekziston teknika e Kaizen-it, e cila përfshinë idenë e ‘principit një-minutësh’ për përmirësim të vetvetes. Në zemrën e kësaj teknike gjendet ideja se një person duhet të praktikoj diçka për një minutë të vetëm, çdo ditë në të njëjtën kohë. Kjo është më se e ditur se nuk sjell telashe për askënd – as për personin më dembel në botë.
Pra, në vend se të gjeni arsyetime për të mos bërë diçka për gjysmë ore apo një orë në ditë, ju duhet ta kryeni një detyrë të caktuar pa ankuar për vetëm 60 sekonda në ditë.
Qoftë nëse është kryerja e pompave apo leximi i një libri në një gjuhë të huaj, me këtë aktivitet një-minutësh ju do të ndaheni më të gëzuar dhe më të kënaqur. Duke ecur me hapa të vogël, ju do të drejtoheni rrugës së vet-perfeksionit dhe do të arrini rezultate të mahnitshme.
Kaizen ka origjinën në Japoni. Fjala ka kuptimin – ‘kai’ (ndryshim) dhe ‘zen’ (mençuri). Kjo metodë ishte shpikur nga Masaaki Imai, i cili besonte se kjo filozofi mund të aplikohet me po aq sukses në botën e biznesit sa në jetën personale të një personi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Nuk është vonë për të mbjellë lule!
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti
Si ta hiqni super-ngjitësin nga duart dhe rrobat?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak