LAJMI I FUNDIT:

Tekashi 6ix8ine paralajmëron këngë të re pasi u lirua me kusht nga burgu

Tekashi 6ix8ine paralajmëron këngë të re pasi u lirua me kusht nga burgu
Tekashi 6ix9ine (Foto: Bob Levey/Getty Images/Guliver)

Reperi amerikan, Tekashi 6ix9ine, është liruar me kusht nga burgu për shkak të frikës se mund të infektohet me coronavirus.

Kjo ka ndodhur pas një kërkese të avokatit të tij, duke qenë se Tekashi vuan nga sëmundja e astmës, shkruan Independent.

I liruar me kusht, 23-vjeçarit i është dhënë mundësia nga gjyqtari që të regjistrojë video muzikore gjatë qëndrimit në shtëpi.


Tekashi 6ix9ine (Foto: TMZ)

Reperi përmes rrjetit social Instagram kishte paralajmëruar se ka diçka të re nga sfera e muzikës: “A jeni gati? 8 maj ”- duke sugjeruar që ai do të lëshojë muzikë të re në atë datë.

6ix9ine, emri i vërtetë Daniel Hernandez, u dënua me dy vjet burg në dhjetor të vitit 2019 pasi u deklarua fajtor për akuzat që rridhnin nga përfshirja e tij në bandën “Nine Trey Gangsta Bloods”. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bp3GvjSngLp/