LAJMI I FUNDIT:

Tejkalohet rekordi i shpejtësisë që e shënoi Jaguar

Tejkalohet rekordi i shpejtësisë që e shënoi Jaguar

Rekord në pistë, nga Lynk & Co 03 Cyan

Jaguar XE SV Project 8 ka shënuar rekord gjatë muajit të kaluar, duke e kaluar pistën e Nurburgringut të Gjermanisë për shtatë minuta e 22 sekonda, transmeton Telegrafi.


Në këtë formë, është bërë sedani parë me katër dyer që prodhohet për treg, që e kalon pistën Green Hall, ndërsa e kalon rekordin e mëparshëm për 2.5 sekonda.

Megjithëse mendohej se ky rekord nuk do të kalohej për një kohë të gjatë, shpejtësinë që e shënoi Jaguar e kaloi Lynk & Co 03, që është një makinë e punuar nga Polestar.

Kjo makinë lëvizi me shpejtësi mesatare prej 150 kilometrave në orë dhe arriti ta përfundonte të njëjtin shteg me shtatë minuta e 20.143 sekonda.

Vetëm se, kjo makinë është një model i veçantë që shitet vetëm për klient special dhe jo për prodhim në masë, megjithëse është shumë i mirë. /Telegrafi/