LAJMI I FUNDIT:

TEB, banka e vitit 2017 nga The Banker

TEB, banka e vitit 2017 nga The Banker

Banka TEB për vitin e tretë me radhë konfirmohet Banka më e mirë në Kosovë nga The Banker, sektor i vlerësimit bankar nga Financial Times.
Është kënaqësi e veçantë tu informojmë se TEB sikurse në vitet e kaluara edhe këtë vit, për herë të tretë është fituese e çmimit Banka e Vitit 2017 nga revista The Banker, në kategorinë “Banka e Vitit në Kosovë”.

The Banker është revistë e sektorit banker të Financial Times, një resurs kryesor botëror bankar dhe financiar. Ky çmim rikonfirmon aftësinë e bankës sonë për t’iu përgjigjur nevojave ndryshuese financiare të klientëve tanë dhe po ashtu lojalitetit e besimit të tyre ndaj institucionit tonë.


Një njohje e tillë nuk është vetëm një dëshmi e avancimit të ekipit tonë si dhe avancimit teknologjik e strategjik të zhvillimit të bankës, por po ashtu të solucioneve financiare inovative dhe kualitetit të pritshëm, që ne do të vazhdojmë t’i gjenerojmë për partnerët tanë bankarë.

Me këtë rast shprehim falënderimet për të gjithë klientët tanë për besueshmërinë e besnikërinë e dëshmuar gjatë gjithë kohës, që ka qenë një faktor i rëndësishëm i fuqizimit të performancës sonë drejt konsumatorëve.

TEB është pjesë e rrjetit botëror banker, BNP Paribas me të cilin ofron praktikat më të avancuara të bankimit modern si në 73 vende të tjera të botës. TEB Bankë për një botë në lëvizje. /Telegrafi/