Komuna e Tearcës nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap konkret në drejtim të zgjidhjes së problemit me ujin e pijshëm në fshatin Përshefcë. Sistemi i ujit që u shkatërrua pas ndërtimit të hidrocentraleve, mbeti i pa rregulluar, edhe përkundër faktit se premtime ka pasur si nga komuna po ashtu edhe nga kompania që ndërtoi hidrocentralet.
“Nëse duhet apo nuk duhet të jemi në sistem aq më pak duhet t`i përkushtohet komuna kësaj. Komuna duhet të përkushtohet tek ajo se si e ka marr premtimin me hidropauer për rregullimin e rrjetit që vjen prej lumit dhe futet në rezervuar. Për ujësjellësin që e marrim prej burimit ne vetë e kemi përgjegjësinë për atë. Komuna duhet ta merr përgjegjësinë aty ku na e kanë prishur lumin dhe nga ku e marrim ne ujin për muajt e verës”, deklaroi Qamil Asani. Kryetar i BL Përshefcë.
Nga Komuna e Tearcës shprehen se pa u futur në sistemin e komunës, ata nuk mund të intervenojnë.
“Nga incizimi i fundit që e kemi pasur në lidhje me Përshefcën dhe Gllogjën ne për fat të keq nuk kemi pasur asnjë takim me banorët. Ne mendojmë se është mirë për njerëzit por ata vendosin vetë se ne nuk kemi fuqi ta detyrojmë dikënd, ligji e kërkon por për këtë është këshilli komunal që duhet vendosur”, – tha Mefail Miftari, drejtor i NPK “Higjiena”.
Në shumicën e fshatrave të komunës së Tearcës ka probleme me ujësjellësin. Si pasojë e mos marrëveshjeve, rreth 700 shtëpi apo rreth 4000 banorë të fshatit Përshefcë, për katër vite me radhë përballen me mungesën e ujit për pije apo edhe kur kanë ujë, i njëjti është i ndotur./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Çdo vit numri i nxënësve të klasës së parë zvogëlohet në Maqedoni
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë