LAJMI I FUNDIT:

Të vozisësh Maybach Exelero – veturën që nuk mund ta ketë askush, për një arsye të thjeshtë!

Të vozisësh Maybach Exelero – veturën që nuk mund ta ketë askush, për një arsye të thjeshtë!

Maybach Exelero është një nga ato veturat që çdo entuziast i automjeteve do të dëshironte ta kishte në garazhin e vet.

Por këtë model, përcjell Telegrafi, nuk mund ta ketë askush, dhe arsyeja është e thjeshtë – sepse është unik.


Sipas mediave të huaja, Daimler, këtë ekzemplarë të vetëm e kishte bërë në bashkëpunim me Fulda, një prodhues gjerman i gomave, për të testuar gomat e reja.

Bëhet e ditur se modelet Fulda Exelero filluan prodhimin në 2004, dhe Fulda gjithnjë bëri nga një kopje të së cilës, të cilat ruhen në një sallë ekspozite të kompanisë.

Kështu, më 1 maj 2005, Maybach Exelero u nis për rrugëtimin e tij të vetëm: një xhiro me shpejtësi të lartë diku në Itali.

Makina u modifikua nga një motor 5.6 litra në një 5.9 dhe sugjerohej se mund të arrinte shpejtësinë prej 346 km/h me lehtësi.

Brendësia e kësaj makine është një histori në vete. Brenda saj gjenden ulëset prej lëkure, një ekran LCD me drita LED në të gjithë pjesën e brendshme.

Sigurisht, pjesa më e trishtuar e historisë është se kjo makinë është unike dhe e ekspozuar në sallon pas prodhimit.

Megjithatë, për të parë se si duket dhe si ecë kjo veturë është publikuar një video, të cilën ua sjellim më poshtë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Si ta drejtoni siç duhet një veturë automatike?

Si ta drejtoni siç duhet një veturë automatike?

Auto
Kalo në kategori