LAJMI I FUNDIT:

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Komiteti i Ministrave i të Këshillit të Evropës më 16 maj do të vendos përfundimisht pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Pas marrjes së dritës së gjelbër në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, më 16 prill, Serbia njoftoi se ka ngritur një grup punues për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.


Kosova ende nuk e di nëse Ukraina do të votojë pro anëtarësimit në KiE, përkundër që deklarimeve pozitive të deputetëve në KiE.

Shefi i Komisionit Parlamentar në Ukrainë, deputeti Oleksandr Merezhko, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se nuk e di nëse shteti i tij do të përkrahë Kosovën Komitetin e Ministrave.

Ai thekson se nëse do të ishte në dorën e tij, patjetër që do të votonte pro.

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete
Lexo po ashtu Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

“Sinqerisht, nuk e di nëse do të votojë pozitivisht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nëse do të ishte në dorën time unë patjetër do të votoja pro anëtarësimit të Kosovës sepse Kosova vërtet e meriton. Për mua, Kosova është mikja e Ukrainës dhe ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin”, u shpreh Merezhko.

Deputeti ukrainas tha se populli i Kosovës ishte viktimë e gjenocidit të Serbisë gjatë 1998/99, dhe tani populli i Ukrainës, prandaj e kuptojnë njëra tjetrën.

“Ne e kuptojmë njëri-tjetrin dhe duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur së bashku që autorët e gjenocidit të mos të mbeten pa u ndëshkuar”, tha Merzheko.

Kush votoi KUNDËR në Asamblenë Parlamentare?

Kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës votuan 29 deputetë.

Tetë (8) përfaqësues të Spanjës votuan kundër raportit të raportueses Dora Bakojani (Dora Bakoyannis ) e cila rekomandoi dritë të gjelbër për Kosovën.

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
Lexo po ashtu Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Kundër Kosovës ishin: Katër (4) përfaqësues nga Hungaria, dy (2) përfaqësues nga Qiproja, një (1) greke dhe një (1) gjerman. Kundër Kosovës votuan edhe dy (2) përfaqësues nga Franca dhe një (1) italian.

Kundër anëtarësimit të Kosovës ishin edhe shtatë (7) anëtarët e delegacionit të Serbisë, Maja Vukiqeviq nga Mali i Zi si dhe Snjezhana Novakoviq dhe Branisllav Borenoviq nga Bosnja dhe Hercegovina. Një(1) përfaqësues tjetër i Malit të Zi votoi në favor të Kosovës.

Të përmbajtur ishin 11 delegatë: Një (1) malazias, gjashtë (6) italianë, tre (3) të Moldavisë dhe një (1) gjerman.

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Greqia pritet të abstenojë në Komitetin e Ministrave
Lexo po ashtu Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Greqia pritet të abstenojë në Komitetin e Ministrave

Përkundër faktit se Athina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, katër (4) përfaqësues të Greqisë, midis të cilëve edhe Dora Bakojani, votuan për pranimin e Kosovës.

Rumunët nuk erdhën në votim, me përjashtim të delegatit Julian Bullai, i cili e mbështeti Kosovën. Nuk votuan as aremenët. Të dy shtetet, Rumania dhe Armenia nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Këshilli i Evropës

I përbërë prej 46 shtetesh anëtare, 27 prej të cilave anëtare të Bashkimit Evropian, Këshilli i Evropës është organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës  do të nënkuptonte, mes tjerash, përfaqësimin e parlamentarëve të saj në Asamblenë Parlamentare të organizatës.

Kosovarët, po ashtu, do të mund t’i paraqisnin rastet e tyre në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Vendi do t’i bashkohej edhe Unionit të Transmetuesve Evropianë, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së tij në garën vjetore të këngës, Eurovizion./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori