Anëtarja serbe e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës (BeH) Zheljka Cvijanoviq deklaroi sot se qëndrimi i Bosnjë-Hercegovinës në Këshillin e Evropës për çështjen e anëtarësimit të Kosovës duhet të jetë neutral.
“Bosnja e Hercegovina nuk e njohu Kosovën e vetëshpallur dhe nuk duhet të mbështesë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare”, u tha Cvijanoviq gazetarëve në Sarajevën Lindore, pas seancës së Presidencës së BeH ku u diskutua qëndrimi i BeH për këtë çështje.
Duke qenë se Presidenca e Bosnje-Hercegovinës nuk arriti konsensus për qëndrimin lidhur me këtë çështje në seancën e sotme, ministri i Jashtëm i Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, duhet të jetë neutral gjatë votimit në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 maj, shtoi ajo, transmeton Telegrafi.
Siç shkruan “Danas“, Cvijanoviq deklaroi se ka votuar kundër konkluzionit, i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE, ndërsa anëtari boshnjak Denis Beqiroviq ka votuar për të, ndërsa anëtari kroat Zheljko Komshiq ka abstenuar.
“Duke pasur parasysh votimet e ndryshme në Presidencën e Bosnje-Hercegovinës, ministri nuk mund të përcaktojë vetë pozicionet. Kur kemi një votë shumëngjyrëshe, nuk mund të ketë qëndrim tjetër përveç neutralit”, theksoi ajo.
Cvijanoviq vlerësoi se dallimet e tilla në qëndrime, të shfaqura gjatë votimit, tregojnë se Bosnja dhe Hercegovina është në një situatë mjaft problematike.
Ajo përkujtoi edhe veprimin arbitrar të ambasadorit, pavarësisht nga qëndrimet e Presidencës së BeH.
“Një anëtar i Kryesisë nuk mund ta udhëzojë ambasadorin se si të veprojë”, tha Cvijanoviq.
Ajo shtoi se ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë e BeH kundër ambasadorit të BeH në Kombet e Bashkuara, Zlatko Lagumxhija, i cili inicioi Rezolutën për Srebrenicën në OKB, duke shtuar se ky është hapi i parë dhe se nisma për largimin e tij do të jetë hapi i dytë, me qëllimin e sanksionimit të “veprimit të papranueshëm, të paligjshëm dhe të njëanshëm” të Lagumxhisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City