LAJMI I FUNDIT:

“Të vonuarit” e marrëdhënieve seksuale, me nivel më të lartë arsimi dhe të ardhurash

“Të vonuarit” e marrëdhënieve seksuale, me nivel më të lartë arsimi dhe të ardhurash

Është shumë e rëndësishme të kuptohen sesa shumë ndikojnë marrëdhëniet seksuale në të ardhmen e jetës së njeriut.

Mënyra dhe rrethanat në të cilat personat e humbin virgjërinë lënë gjurmë gjatë gjithë jetës së dikujt, duke na bërë të mendojmë se adoleshentët duhet të jenë më të kujdesshëm. Kështu kanë zbuluar shkencëtarët e psikologjisë në Universitetin e Teksasit. Sipas studimit, sa më vonë që një person ta nisë jetën seksuale, jo vetëm që do të ketë një nivel më të lartë arsimi dhe të ardhurash, por shton edhe mundësitë që të mos zhgënjehet në pjesën tjetër të jetës prej të rrituri.

Megjithatë studimi ka zbuluar se ata që fillojnë me vonesë jetën seksuale, janë më pak të pëlqyer për martesë dhe për të pasur marrëdhënie të zjarrta dashurie. Grupi i personave të studiuar përbëhej nga 1659 të rinj prej moshës 16 deri në 29 vjeç. E veçanta e studimit është se pjesëmarrësit u grupuan sipas moshës së fillimit të eksperiencës seksuale. “Të hershmit”, ishin ata që kishin filluar marrëdhëniet para moshës 15 vjeç, “në kohë” ata që i kishin nisur marrëdhëniet nga mosha 15-19 vjeç dhe të vonuarit, ata që i kishin filluar mbi 19 vjeç.


Studimi gjithashtu pretendon se, koha në të cilën fillohen marrëdhëniet seksuale parashikon qëndrueshmërinë e lidhjeve të krijuara deri në moshën 30-vjeçare. “Të vonuarit” e marrëdhënieve seksuale shpesh janë shumë përzgjedhës në lidhje me vendosjen për një partner apo për fillimin e një lidhjeje. Kjo shpjegon se përse ata ngurrojnë për të hyrë në një marrëdhënie.

Është zbuluar gjithashtu se të rinjtë janë më optimistë mbi jetëgjatësinë e dashurisë, duke treguar se personat nga 18-29 vjeç presin që martesa e tyre të zgjasë përjetësisht. Por edhe nëse ju e gjeni veten te personat që kanë filluar marrëdhëniet herët, lajmi i mirë është se një studim i mëparshëm ka zbuluar se adoleshentët që kanë kryer seks më herët se 15 vjeç, kanë më pak mundësi të kenë probleme me shkeljen e ligjit.

Nga ana tjetër, studiuesit e Universitetit të Tenesit dhe Misisipit kanë intervistuar 206 femra dhe 113 meshkuj në lidhje me kohën dhe mënyrën sesi ata e kanë humbur virgjërinë, sa të kënaqur ishin dhe sa prej tyre ishin penduar. Hera e parë përshkruhej prej të gjithëve me terma si: “e sikletshme”, “negative”, “lidhje”, “muzg”. Atyre iu kërkua të tregonin për jetën e tanishme seksuale në lidhje me kontrollin, kënaqësinë dhe mirëqenien e përgjithshme. Pastaj për dy javët e ardhshme, personave të studiuar iu kërkua të mbanin ditarë seksualë, për të përshkruar dhe vlerësuar të gjitha marrëdhëniet e tyre seksuale apo takimet që kishin si qëllim seksin. Personat që kishin kaluar në mënyrë të këndshme herën e tyre të parë, u shprehën se eksperiencat e ardhshme kishin sjellë shumë kënaqësi dhe se kishin kaluar më pak depresion seksual. Të ndierit të dashuruar dhe të respektuar nga partneri i tyre kishte shtuar kënaqësinë emocionale dhe fizike më vonë dhe kishte ndikuar në mënyrën sesi personat në fjalë, kishin kaluar situatat e vështira në të ardhmen. Grupi i të studiuarve, të cilët herën e tyre të parë e kishin kaluar me stres dhe ankth, ishte i ekspozuar drejt një niveli më të ulët të kënaqësisë.

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se humbja e virgjërisë është më shumë se vetëm një pikënisje për jetën seksuale, duket se ajo sjell pasoja në vitet e ardhshme. Megjithatë ky studim nuk provon se domosdoshmërisht personat që e kanë humbur virgjërinë në mënyrë të dhimbshme kanë pasur një jetë seksuale të tillë, autorët e studimit kanë si qëllim parësor nënvijëzimin e idesë se, mendimet që kemi krijuar nga hera jonë e parë ndikojnë shumë në përvojat e mëpasshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Dashi: Horoskopi vjetor për 2024

Dashi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

A e dini se...
Ju është mbushur shtëpia me merimanga? Një truk dhe një bimë do t’i përzë sa çel e mbyll sytë

Ju është mbushur shtëpia me merimanga? Një truk dhe një bimë do t’i përzë sa çel e mbyll sytë

Bëje vet
Kalo në kategori