LAJMI I FUNDIT:

Do të verifikohen edhe një herë familjet në nevojë në Shqipëri

Do të verifikohen edhe një herë familjet në nevojë në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë të ditur se janë duke vazhduar verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar familjet që janë pjesë e ndihmave ekonomike. Rama ka treguar një rast të një familjes që nuk ka pasur nevojë që të përfitojë nga kjo ndihmë, duke e krahasuar me një familje tjetër që nuk ishte përfituese e ndihmave, mirëpo kishte kushte të rënda ekonomike.

Rama këtë publikim e ka shoqëruar me fotografi që tregon gjendjen e dy shtëpive.


“Majtas, vila 2 katëshe dhe automjeti në pronësi i L.S që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe djathtas shtëpia e M.H që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, L.S është përjashtuar dhe M.H është përfshirë në skemë. Fotot tregojnë qartë se cila nga këto dy familje është më në nevojë”, shkruan Rama.

Kryeministri i Shqipërisë ka treguar që bashkësive lokale u është dyfishuar fondi për familjet në nevojë.

“Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare”, ka përfunduar Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori