Sipas analizës së Komitetit të Helsinkit, avokatët më së shumti ankohen se nuk janë të informuar për dëshmitë dhe nuk kanë qasje deri tek shkresat deri në fund të hetimit të prokurorisë, njofton Tv21.
Të dhënat alarmuese tregojnë se 70 % e proceseve gjyqësore të cilat janë me procedurë të përshpejtuar, procesohen pa qenë detajisht i informuar avokati për rastin.
Për këtë arsye është paraparë një projekt i cili do të forcon palën e mbrojtës, posaçërisht tek mbrojtja “ex-officio” apo me detyrë, i cili opsion shfrytëzohet atëherë kur në procedurën penale i akuzuari nuk mund të paguajë vet avokat.
Projekti është i mbështetur nga USAID dhe oda e avokatëve në rajon me qëllim që të forcohet mbrojtja ex officio, thotë Elizabeta Givens avokate dhe përfaqësuese e odës së avokatëve të Amerikës.
“Para 3 vjetëve ‘ex officio’ mbrojtja ishte identifikuar si vërejta kryesore ne rajon. Ky projekt ka për qëllim që të forcon mbrojtjen, posaçërisht të avokatëve të cilët emërohen në raste kur i akuzuari nuk mund të sigurojë mbrojtje vet. Sot jemi këtu me Komitetin e Helsinkit i cili është partneri kryesorë për te prezantuar këtë raport dhe sugjerim ku bashkohen shoqëria civile dhe avokatët, që të zgjidhin një problem të përbashkët, siç është furnizimi i avokatëve-që kryen detyrën e tyre ex oficio-me dëshmi dhe gjithçka që ata kanë nevojë për mbrojtje adekuate”, u shpreh Elizabeta Givensë, avokate dhe përfaqësuese e odës së avokatëve të Amerikës.
Voilslav Stojanovski këshilltar juridik në Komitetin e Helsinkit, theksoi se në kuadër të projektit u drejtuan tek të gjitha gjykatat themelore të Maqedonisë.
Në 25 prej tyre, ku kanë trokitur, ata thonë se i kanë informuar detajisht për përfaqësimin e avokatëve ex offcio, në sferën e drejtës penale.
“Ekzistojnë 4 lloje të emërimit të avokatëve ex officio, I pari është ose oda e avokatëve ose ndonjë bashkësi e avokatëve që ka dorëzuar listë të gjykatat dhe gjykata thirret ne atë listë. , Dhe e dyta është se ato vetë gjykatat kanë bërë listë të avokatëve dhe e treta se kërkojnë nga rrethi ku kanë listë të avokatëve prej aty e emërojnë dhe e katërta gjykatësit në marrëveshje me gojë i thërrasin që avokatët. Ka pasur raste ku vetëm një avokat ka punuar në 26 raste që ka përfaqësuar ex offico”, tha Voilslav Stojanovski, këshilltar juridik në Komitetin e Helsinkit.
Përndryshe ka dy raste kur avokatët angazhohen ex officio kur është mbrojte e patjetërsueshme ose kur i akuzuari është i varfër dhe nuk mund ti lejoj vetës avokat.
Nga numrin prej 970 avokatëve, 640 prej tyre kanë punuar ex officio, dhe janë angazhuar në vitin 2015 aty ku ka qenë mbrojte e patjetërsueshme.
Mirëpo asnjëri prej tyre gjatë vitit të kaluar, nuk ka kryer shërbime “ex officio” për ndonjë të pandehur të varfër, i cili nuk kishte para për ta paguar mbrojtjen që do vet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTakimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes
Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate
Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë
Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, Lutfiu: Bashkësia ndërkombëtare ta ketë vëmendjen, shqiptarët po diskriminohen në Serbi
Rusia i kthen përgjigje Shqipërisë lidhur me sulmin kibernetik nga hakerët iranian
Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate
Barazim i madh i Shqipërisë ndaj Republikës Çeke si mysafir, ëndrra për Euro 2024 vazhdon
“Ku e shihni veten pas pesë vitesh?”: Publikohen disa pamje të vitit 2018, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Zelensky gjatë luftës në Ukrainë
Mirlind Daku shpërthen në lot pas ndeshjes: Kjo është më shumë se një Kupë Bote
Luajti për Zvicrën dhe Kosovën, por legjenda Albert Bunjaku në përkrahje të Dardanëve nga stadiumi: Fitojmë 2-1, kualifikimi ende i mundur
Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë