LAJMI I FUNDIT:

“Të tregojmë që jemi familje e madhe” – Luizi kërkon mbështetje për Albinën dhe familjen Kelmendi në Eurovision

“Të tregojmë që jemi familje e madhe” – Luizi kërkon mbështetje për Albinën dhe familjen Kelmendi në Eurovision

Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision mbahet sonte (e enjte).

Në mesin e 16 shteteve konkurrente, sonte performon edhe Shqipëria me interpretimin e Albinës dhe familjes Kelmendi.

Artistja shqiptare bashkë me familjen e saj interpretojnë këngën “Duje” dhe janë të 14-tët me radhë në mbrëmjen e sotme.


Foto: Albina Kelmendi/Instagram

Shumë emra të njohur dhe artistët të njohur kanë kërkuar që të votohet për përfaqësuesen e Shqipërisë që të arrijë të kualifikohet në finalen e madhe.

Gjysmëfinalja e dytë - Albina dhe familja Kelmendi ngjiten sonte në skenën e ‘Eurovision 2023’
Lexo po ashtu Gjysmëfinalja e dytë - Albina dhe familja Kelmendi ngjiten sonte në skenën e ‘Eurovision 2023’

Në mesin e tyre edhe këngëtari shkodran dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, i cili ka shfrytëzuar llogarinë e tij të Instagramit për të kërkuar mbështetje për Shqipërinë në Eurovision.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

“Të tregojmë të gjithë që jemi familje e madhe, votoni Albinen”, ka shkruar Luizi.

Kujtojmë që Ejlli ishte përfaqësuesi i Shqipërisë në “Eurovision 2006” me këngë “Zjarr e ftohtë”.

Ndërkohë, theksojmë që gjysmëfinalja e parë e “Eurovision 2023” u mbajt të martën dhe 10-të shtete tashmë janë kualifikuar, ndërkohë finalja e madhe zhvillohet të shtunën, më 13 maj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Olsi Bylyku publikon këngën e re

Olsi Bylyku publikon këngën e re "Drama"

Magazina
Kalo në kategori